AKTUALITET /

121 ditë protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt “Qytetit Studenti”

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Shkruar nga Versus

121 ditë protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar në këmbë drejt zonës së “Qytet Studentit”.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Revolucion”.

Një nga kërkesat kryesore të artikuluara nga protestuesit vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Kjo kërkesë është përsëritur edhe në protestat e mëparshme, së bashku me thirrje për ndryshime politike dhe institucionale.

Protesta ka mbledhur pjesëmarrës nga kategori të ndryshme të shoqërisë, përfshirë të rinj, studentë, familje dhe aktivistë.

Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Versus.al

Poll