Analisti Muça: Rama kërkoi të shkonte te “gjermani i rëndësishëm” gjatë konferencës

28 Shtator 2026 | 21:37

I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, analisti Flogert Muça komentoi situatën politike në vend, ndërsa tregoi, sipas tij, një detaj nga Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Muçës, gjatë konferencës Rama ka përcjellë një mesazh dhe ka lënë të kuptohet se do të takohej me dikë nga Gjermania.

“Rama sot dha një mesazh. I tha atij zotërisë që ishte te ajo mbledhja për Europën i tha: ‘Dua të shkoj te ai gjermani, nuk e di kush është, por më kanë thënë që është i rëndësishëm’. Ne e dimë që marrëdhëniet e Ramës me gjermanët janë siç s’kanë qenë asnjëherë. E dimë dhe ndikimin gjerman në golat që po ha Edi Rama, në goditjet publike. Po këto tani nuk do t’i themi ne do rrimë politikisht korrekt dhe do themi ‘aleatët tanë’, po aleatët janë biznesmenë o burrë”, tha analisti Muça.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm për bombë në Harvard, evakuohen studentët dhe stafi

Universiteti i Harvardit lëshoi një alarm emergjence për studentët dhe stafin të hënën në mëngjes, pas një kërcënimi me bombë në Sallën Memoriale. Në njoftimin...
20:13 | 28/09/2026

Maran kërkon seriozitet, Gjimshiti përqendrim 100%: Shqipëria synon fitoren ndaj San Marinos

Kombëtarja shqiptare do të përballet të martën me San Marinon, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Sfida do të luhet në transfertë në...
20:10 | 28/09/2026

Sulm ajror në një treg në Myanmar, 33 të vrarë dhe 36 të plagosur (VIDEO)

Një sulm ajror ushtarak në një treg në perëndim të Myanmarit ka vrarë 33 persona dhe ka plagosur 36 të tjerë. Sulmi ndodhi të dielën...
20:05 | 28/09/2026