Vlora Hyseni do nxjerrë në media informacionet e saj? Muça: Njeriu i dëshpëruar të bën hatanë

28 Shtator 2026 | 22:14

Analisti Flogert Muça komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania publikimin në media të informacioneve që lidhen me sekretin hetimor në dosjen e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Sipas Muçës, nxjerrja e të dhënave që i përkasin një hetimi në media ngre pikëpyetje mbi profesionalizmin e disa prokurorëve, të cilët, sipas tij, duhet të tregojnë kujdes në ruajtjen e sekretit hetimor.

Analisti ngriti gjithashtu edhe një skenar të mundshëm, duke argumentuar se Vlora Hyseni tani që nuk është më pjesë e SHISH, mund të publikojë informacione sekrete që mund të disponojë.

“’Mund të dalin gjëra nesër pasnesër nga institucioni që u dekonspirua, që mund të mos jenë të ligjshme, por që mund të jenë të vërteta. Nga ai shërbimi ajo zonja nesër, në media… media nuk është për të mbuluar por për të zbuluar.
A duhet të dilte dosja e Vlora Hysenit? Po pra, rregulla të barabarta; ti i noxre ne do t’i nxjerrim.
Njëriu i dëshpëruar bën hatanë në ato kushte, ndaj ti si prokurori duhet të tregohesh profesionale dhe të mos nxjerrësh sekretin hetimor’, tha Muça.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Analisti Muça: Rama kërkoi të shkonte te “gjermani i rëndësishëm” gjatë konferencës

I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, analisti Flogert Muça komentoi situatën politike në vend, ndërsa tregoi, sipas tij, një detaj nga Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda...
21:37 | 28/09/2026

“Vidh edhe ti”, debat mes Kokës dhe Manjanit: Pse e bën personale?

Një debat i fortë me tone të larta ka shoqëruar përplasjen mes juristit Ylli Manjani dhe gazetarit Bledian Koka, të ftuar në emisionin Now me...
23:07 | 24/09/2026

Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga përgjigjia...
22:27 | 24/09/2026