Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli me skaf, arrestohen nga policia

    Daily Mail shkruan për Dua Lipën në Prishtinë: Vallëzimi shqiptar me gotë mbi kokë bëhet viral

    Izraeli merr masa ndaj diplomatëve holandezë pas vendimit të Amsterdamit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Daily Mail shkruan për Dua Lipën në Prishtinë: Vallëzimi shqiptar me gotë mbi kokë bëhet viral
    Lajmet e fundit

    Daily Mail shkruan për Dua Lipën në Prishtinë: Vallëzimi shqiptar me gotë mbi kokë bëhet viral

    September 28, 2026

    Një vallëzim tradicional shqiptar i Dua Lipës në një dasmë familjare në Prishtinë ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, pasi këngëtarja u shfaq duke vallëzuar përkrah babait të saj, Dukagjin Lipës, ndërsa mbante një gotë të balancuar mbi kokë.

    Sipas Daily Mail, ylli i muzikës pop kaloi fundjavën në Kosovë për të marrë pjesë në dasmën e kushëririt të saj, And Gjakova, i cili u martua me Rozafa Kelmendin në Prishtinë.

    Dua ndau në Instagram disa momente nga ceremonia, të cilën e përshkroi si një “dasmë të madhe shqiptare”. Vëmendjen kryesore e mori videoja ku ajo shfaqet duke vallëzuar bashkë me të atin, ndërsa të pranishmit e shoqërojnë me duartrokitje dhe brohoritje.

    Edhe Dukagjini iu bashkua atmosferës së festës, duke komentuar me humor: “Unë ende po vallëzoj.” Ndërkohë, fansat e këngëtares e mbushën postimin me komente pozitive, duke vlerësuar mënyrën se si ajo iu bashkua traditave shqiptare.

    Në një tjetër postim, Dua i kushtoi një mesazh çiftit të sapomartuar:

    “Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe ne bëmë një dasmë të madhe shqiptare!”

    Më pas, ajo shkroi në shqip: “Po na rritet rrethi!!!!!”

    Në dasmë Dua u shfaq së bashku me familjarët e saj, përfshirë babanë Dukagjin, nënën Anesa, motrën Rina dhe vëllain Gjin. Për ceremoninë, këngëtarja zgjodhi një fustan të zi elegant me pupla dhe me pjesën e pasme të hapur.

    Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo publikoi edhe fotografi dhe selfie me familjarët, duke ndarë me ndjekësit momente nga festimet.

    Dua Lipa ka folur vazhdimisht me krenari për prejardhjen e saj shqiptare nga Kosova. E lindur në Londër në vitin 1995, ajo u rrit në një familje shqiptare dhe shqipja ishte gjuha e saj e parë.

    Familja e saj u rikthye në Prishtinë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ndërsa Dua u kthye në Britani në moshën 15-vjeçare për të ndjekur karrierën muzikore.

    Në vitin 2022, ajo mori edhe shtetësinë shqiptare, ndërsa së bashku me të atin ka themeluar Sunny Hill Foundation, përmes së cilës mbështeten iniciativa sociale dhe kulturore në Kosovë.

    Pas martesës me Callum Turner

    Paraqitja e Duas në dasmën familjare në Prishtinë vjen disa muaj pas martesës së saj me aktorin Callum Turner.

    Në një intervistë për Vogue Italia, këngëtarja ka treguar se gjatë ditës së martesës ajo dhe Turner u përpoqën të qëndronin pranë njëri-tjetrit mes turmës së të ftuarve.

    “Dita jonë e dasmës ishte magjike”, është shprehur Dua, duke treguar se çifti kishte vendosur ta përjetonte ceremoninë edhe si mysafirë dhe të gjente vazhdimisht njëri-tjetrin mes të ftuarve.

    Këngëtarja ka folur gjithashtu për mënyrën se si balancon karrierën me jetën personale, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në marrëdhënien me Turner.

    Ajo ka pranuar se lumturia në jetën personale mund të ndikojë edhe në muzikën e saj të ardhshme. Sipas saj, këngët e dashurisë shpesh lidhen me dhimbjen e një zemre të thyer, ndërsa tani dëshiron të eksplorojë në muzikë edhe përvojën e një dashurie të plotë dhe të qëndrueshme.

    Ndërkohë, Turner ka folur hapur për dëshirën për të krijuar familje në të ardhmen. Në një intervistë për Esquire UK, aktori është shprehur se dëshiron të ketë fëmijë, ndërsa e ka përshkruar martesën me Dua Lipën si “ditën më të bukur” të jetës së tij.

    Edhe Dua Lipa ka deklaruar më herët se dëshiron të bëhet nënë një ditë, megjithëse ka pranuar se ende nuk e di se kur do të jetë momenti i duhur, duke pasur parasysh angazhimet e saj profesionale dhe turnetë muzikore.

    Dua Lipa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli me skaf, arrestohen nga policia

    September 28, 2026

    Daily Mail shkruan për Dua Lipën në Prishtinë: Vallëzimi shqiptar me gotë mbi kokë bëhet viral

    September 28, 2026

    Izraeli merr masa ndaj diplomatëve holandezë pas vendimit të Amsterdamit

    September 28, 2026

    “Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.