Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën se si përzgjidhen dhe trajtohen zyrtarët që marrin poste të larta publike.
I ftuar në A2, Lleshaj theksoi se vendosja e personave të paprovuar në pozicione kyçe mund të sjellë pasoja të rënda për institucionet dhe vendin.
Duke folur për përgjegjësinë në nivelet e larta të administratës, ish-ministri u ndal edhe te ndikimi që sjellja e drejtuesve ka te vartësit.
Sipas Lleshit, kur në krye të një institucioni ka “cedime”, ato mund të reflektohen edhe te vartësit, pasi këta të fundit priren të imitojnë mënyrën e sjelljes së shefit të tyre.
Lleshi: Lehtësia me të cilat trajtojmë çështjet dhe lehtësia që dorëzojmë postet publike në duar krejtësisht të panjohura, të paprovuar, duhet të ndryshojë, kjo lehtësi na kushton shumë. Nuk mund të lejohet të cedojë. Kur ti vjen në një post publik duhet të lësh peng diçka, që është e kaluara jote. Duhet të jesh me një të kaluar të provuar, ku dëmi yt kolateral është i menaxhueshëm. Kur shkon lart dëmi është katastrofik. Këtu nuk duhet të kesh asnjë risk, te ministri deputeti, drejtuesit e agjencive të mëdha risku duhet të jetë zero. E kundërta nuk menaxhohet më. Një punonjës kur sheh cedimet e shefit të tij katastrofike ndjehet keq dhe unë besoj që vartësit imitojnë shefin e tyre e sillen si ai. Nëse shefi është kërkues e korrekt ashtu janë të gjithë.
© SYRI.net