Italia fiton me poker ndaj Turqisë, Franca mund Belgjikën

Italia merr një fitore të pastër 1-4 në transfertën ndaj Turqisë, në sfidën e zhvilluar në Bursa. “Axurrët” e zhbllokuan takimin që në minutën e 9-të. Pas një goditjeje nga këndi, topi mbërriti në zonë dhe Alessandro Bastoni u tregua i saktë për ta dërguar në rrjetë.

Italia vijoi të dominojë dhe në minutën e 22-të gjeti edhe golin e dytë. Michael Kayode u ndal fillimisht nga portieri Bayindir, por Davide Frattesi ishte i vëmendshëm në zonë dhe përfitoi nga topi i mbetur, duke dyfishuar avantazhin.

Vetëm pesë minuta më vonë erdhi edhe goditja e tretë. Një aksion i shpejtë i italianëve u finalizua nga Kayode, i cili pas asistit të Francesco Pio Espositos nuk gaboi përballë portës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e thellë 0-3 për miqtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 46-të arriti të shkurtojë diferencën. Baris Yilmaz shfrytëzoi mundësinë dhe riktheu shpresat për vendasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Italia nuk u trondit dhe reagoi shpejt. Francesco Pio Esposito realizoi golin e katërt, duke përfituar nga topi i kthyer pas goditjes së Sandro Tonalit dhe duke vulosur fitoren 1-4 të “Axurrëve”.

Franca mund Belgjikën në fund
Në sfidën tjetër të grupit, Franca mposhti Belgjikën me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga Michael Olise në minutën e 88-të.

“Gjelat” e drejtuar nga Zinedine Zidane hasën vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa disa prej emrave kryesorë u lanë në stol dhe Kylian Mbappe mungoi në këtë përballje.

Ndryshimi në lojën e Francës erdhi pas aktivizimit në pjesën e dytë të lojtarëve si Ousmane Dembele, Rayan Cherki dhe Michael Olise.

Ishte pikërisht ky i fundit që vendosi takimin. Në minutën e 88-të, Olise mori topin në gjysmëfushën e tij, përshkoi disa metra duke shmangur kundërshtarët dhe, pasi iu afrua zonës, lëshoi një goditje të saktë që përfundoi në rrjetë.

Me këtë sukses, Franca merr tre pikë të rëndësishme dhe kryeson grupin me 6 pikë të plota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?