“Si do ta rrëzoni Ramën?”, Noka debat me Hasimen: Ky është regjim, duhet kryengritje

Nga A2 CNN
28 Shtator 2026, 22:52 | Politikë

Politologu Ermal Hasimja pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën, se çfarë ka ndërmend të bëjë opozita për të rrëzuar atë që Noka e quajti narkoregjim.

Më poshtë, debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Noka: Sot, ky zotëria ka lëshuar në duart e krimit çdo gjë. Je vend anëtar i NATO-s dhe institucionet e tua kanë 0 besueshmëri.

Hasimja: Mendoni që ka ndonjë qytetar shqiptar që nuk i di këto gjëra? Mendoni që ndryshon ndonjë gjë duke i përsëritur?

Noka: Duhet t’ia ngulisim në mendje njerëzve.

Hasimja: Çështja është se çfarë do bëhet? Se që është kështu siç është, ndoshta edhe më keq, e dimë. Çfarë do bëhet?

Noka: Ne si PD kemi vetëm një recetë për këtë: të ngrihemi të gjithë në atë protestë. Vetëm kryengritje, mosbindje civile dhe revolucion demokratik. Nuk ka formë tjetër për të rrëzuar një narkoregjim.

Hasimja: Si do ta bëni këtë tani, në kushtet kur besueshmëria e opozitës është në rënie?

Noka: Ka një pjesë që janë pesimistë sepse thonë “pse nuk e rrëzoni ju”? Por, qytetarët duhen sqaruar që nuk ka formë për të rrëzuar regjimin përveçse të ngrihen. Nuk na duan neve? Le të ngrihen vetë, por të ngrihen ama! Sot, qëllimi i PD nuk është thjesht pushteti, sot është situata e tillë që të shpëtojmë vendin nga kartelet. Pastaj, le ta vendosin shqiptarët kush do të vijë në pushtet. Duhet krijuar një front për të rrëzuar narkoregjimin, t’i japim vendit një qeveri teknike që të bëjmë zgjedhje të lira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos