web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari: Mazhoranca ka sulmuar drejtësinë e re për rastin e Veliajt, ka “masakruar” prokurorin Dadon

28 Shtator 2026, 23:14, Aktualitet CNA

Gazetari: Mazhoranca ka sulmuar drejtësinë e re për rastin e

Gazetari Elvi Fundo ndau sot qasjen kritike sa i përket qëndrimit të mazhorancës përballë të ashtuquajturës drejtësi të re për rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa fliste në emisionin “Opinion” nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu, Fundo u shpreh se mazhoranca e ka sulmuar drejtësinë e re dhe ka sulmuar në mënyrë konstante prokurorin e SPAK-ut, Ols Dado.

Fundo theksoi se një element me rëndësi që përgënjeshtron pretendimet e Veliajt ndaj Dados.

Bëhet fjalë për shtesën mbi lejen e ndërtimit në një zonë të Tiranës, e hedhur poshtë edhe zyrtarisht, përmes një dokumenti të nënshkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i komanduar në bashki, Alban Dokushi.

Sipas Fundos, ky rast flagrant i mashtrimit publik, meriton një ndjesë publike në adresë të prokurorit Dado.

“Ja keni edhe rastin e Erion Veliajt. Mazhoranca ka sulmuar drejtësinë e re për rastin e Erion Veliajt. E keni maskakruar Ols Dadon. Për 508 ditë dhe e thotë Dokushi. Ja ku ta kam përgënjeshtruar. Ja vula. Pse ke sulmuar prokurorin (Ols Dado)? Kërkoji ndjesë!”,-tha Fundo./CNA





Lajmet e fundit nga