Celine Dion i ka dhuruar Parisit një moment të veçantë, duke bërë një paraqitje të papritur gjatë Javës së Modës Evomada. Ylli kanadez surprizoi të pranishmit me një performancë live, duke rikthyer edhe një herë emocionin e skenës.
Këngëtarja u shfaq në eventin e organizuar nga një kompani kozmetike dhe interpretoi hitin e saj “I’m Alive”, duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut. Performanca u zhvillua në një prej zonave ikonike të Parisit, në periferi të Kullës Eiffel, duke i dhënë mbrëmjes edhe më shumë shkëlqim.
Ajo që e bëri momentin edhe më të veçantë ishte fakti se paraqitja e Celine Dion nuk ishte bërë e ditur paraprakisht. Për të pranishmit, shfaqja e artistes së njohur erdhi si një surprizë e vërtetë.
Pas një periudhe të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore, rikthimet e saj në skenë janë pritur me interes të madh nga fansat në mbarë botën. Paraqitja në Paris është një tjetër moment që tregon dëshirën e Dion për të qenë sërish pranë publikut dhe muzikës.
???? Céline Dion a clos le défilé L’Oréal Paris 2026 au pied de la Tour Eiffel lundi soir. La chanteuse canadienne a été rejointe sur le podium par l’ensemble des mannequins pour terminer le show ⤵️ https://t.co/1ujTa3Widu
— Agence France-Presse (@afpfr) September 28, 2026
