Italia shkëlqeu në pjesën e parë për fitoren e thellë kundër Turqisë në Ligën e Kombeve.
Italianët i shënuan tri gola në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë për fitoren 4:1 të hënën mbrëma në Bursa të Turqisë, në kuadër të Grupit A1.
Tri golat e parë, italianët i shënuan brenda 27 minutash.
Alessandro Bastoni në minutën e nëntë hapi serinë e golave.
Në minutën e 22-të golin për 2:0 e shënoi Davide Frattesi. Pesë minuta më vonë, Michael Kayode, realizoi golin për 3:0.
Në fillim të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 47-të turqit nëpërmjet Barish Yilmazit realizuan golin për rezultatin 3:1. Por tre minuta më vonë, Italia shënoi golin e katërt.
Pio Esposito shënoi për fitoren e thellë 4:1.
Për italianët ishte fitorja e parë, ndërsa turqit mbesin pa pikë.
Italia i shënon tri gola Turqisë për 27 minuta
Italia është duke e mposhtur Turqinë me rezultat 3:0.
Tri golat italianët i shënuan brenda 27 minutash.
Ndeshja Turqi – Itali po luhet në Bursa dhe i takon Grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Alessandro Bastoni në minutën e nëntë hapi serinë e golave.
Në minutën e 22-të golin për 2:0 e shënoi Davide Frattesi. Pesë minuta më vonë, Michael Kayode, realizoi golin për 3:0.
Tifozët e Turqisë kërkojnë largimin e Vincenzo Montellës
Turqia pësoi humbje të thellë 4:1 në Bursa të hënën mbrëma nga Italia në Ligën e Kombeve.
Gjatë ndeshjes tifozët janë dëgjuar duke kërkuar dorëheqjen e Montellas.
Turqia e humbi edhe ndeshjen e parë të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Pësoi disfatë në shtëpi nga Franca.
Në Botëror u eliminua herët. Nuk kaloi grupin. Kishte një fitore e dytë humbje.
İtalya 2-0 öne geçince Bursa’da tribünlerden “Montella istifa” sesleri yükseldi… pic.twitter.com/EFTEw08uxK
İstifaaaaaa pic.twitter.com/bytf8467Be