Në Prishtinë vijon seanca për sulmin ndaj kanalit “Ibër-Lepenc

Seanca gjyqësore ndaj tre të pandehurve për shpërthimin në kanalin “Ibër-Lepenc” po zhvillohet sot në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë. Ngjarja ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Të lidhura

None found

Tre të akuzuarit përballen me akuzën për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq ngarkohen edhe me veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjes së veprës terroriste dhe spiunazhit.

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar aktakuzën më 9 dhjetor 2025. Në të, të pandehurit lidhen me sulmin që shkaktoi dëme të mëdha në kanalin “Ibër-Lepenc”, i cili konsiderohet një nga strukturat kryesore të infrastrukturës ujore të Kosovës.

Dokumenti i hartuar nga prokurori Bekim Kodraliu përmban edhe deklaratat e Jovan Viqentijeviqit të dhëna para Prokurorisë. Sipas aktakuzës, ai ka deklaruar se nga 14 deri më 23 shtator 2023 ishte trajnuar në poligonin e ushtrisë serbe “Pasulanske Livade”, bashkë me rreth 120 persona të tjerë.

Prokuroria pretendon se gjatë shtatorit 2023, në të njëjtin poligon, janë trajnuar edhe pjesëtarë të grupit të Milan Radoiçiqit. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Në deklaratën e tij, të cituar në aktakuzë, Viqentijeviqi ka pohuar se në Kosovë ishte parashikuar një tjetër sulm në tetor të vitit 2024, por plani ishte anuluar. Po aty thuhet se për realizimin e tij ishte pritur përfundimi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Mes materialeve të paraqitura si prova ndodhet edhe një ekspertizë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Sipas aktakuzës, analiza ka gjetur se materiali i sekuestruar në çizmet e të akuzuarve përputhej në strukturë, ngjyrë dhe përbërje me mostrën e marrë në vendin e shpërthimit në kanalin “Ibër-Lepenc”.

Shpërthimi i 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin-Potokut e dëmtoi rëndë kanalin “Ibër-Lepenc”. Ky kanal furnizon me ujë pjesë të rëndësishme të Kosovës dhe ka rol edhe në proceset e prodhimit të energjisë.

Gjatë procesit pritet të shqyrtohen provat e paraqitura nga Prokuroria dhe mbrojtja, si dhe dëshmitë që lidhen me rrethanat e shpërthimit dhe rolin e pretenduar të të akuzuarve.

Tre të pandehurit vazhdojnë të konsiderohen të pafajshëm deri në momentin kur fajësia e tyre të konfirmohet me një aktgjykim të formës së prerë.


Shtuar më 29.09.2026 07:17

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet