29 Shtator 2026, 07:21
Nga E. D

TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie për të dytin tremujori radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit investimet shqiptare jashtë vendit ranë në 80 milionë euro, 12% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ndërsa të dhënat progresive për 6-mujorin 2026 tregojnë se vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit zbriti në 143 milionë euro, 18.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 42% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2026.
Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura jashtë vendit ose huadhënie të aksionarëve shqiptarë për to.
Bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2026 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 1 miliard eurosh. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit.
Ky bilanc negativ është zgjeruar me 71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ndodhur sepse për këtë vit investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me ritme të larta, sidomos në tremujorin e dytë, përkundrejt rënies së investimeve shqiptare jashtë vendit.
Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk janë të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.
Megjithatë, është fakt i njohur se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh po e diversifikojnë praninë e tyre gjeografike, duke kryer investime të konsiderueshme jashtë vendit.
Deri para pak vitesh, investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje rajonale. Por, në vitet e fundit bizneset shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet të jetë shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë.
Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2026, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 605 milionë eurove, në rritje vjetore me 23.5%. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë. Investimet janë të përqendruara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshmne, atë financiar dhe në industrinë nxjerrëse./Monitor
investimet shqiptare
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike edhe gjatë ditës ...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 22:12
E. D
Ish-drejtuesit e SHIK-SHISH ndër vite: Bashkim Gazideze (i pari majtas); Bahri Shaqiri (i dyti majtas), Irakli Koçollari dhe Fatos Klosi
TIRAN&...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:38
E. D
pamjet
TIRANË- As Ulsi Manja nuk i ka shpëtuar protestuesve. Siç shihet edhe në pamje, një nga aktivistet i është...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:36
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel q&...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:30
E. D
TIRANË- Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga një shtim i f...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gentjana Driza ishte në pritje të një porosie nga TEMU më 23 maj, kur mori një mesazh në dukje n...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:08
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Me thirrjet “pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “duam dorëheqje”, protestuesit kanë mars...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 20:54
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit pasi lanë në bulevard mesazhin e përnatshëm ndaj qeverisë, ndezën edhe flakadanë, nd&eu...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 20:44
E. D
pamjet
GJIROKASTËR- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, në afë...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 20:30
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës...