Kievi nën breshërinë e raketave dhe dronëve rusë, Ukraina aktivizon mbrojtjen ajrore

29 Shtator 2026 | 07:58

Një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan në orët e para të mëngjesit në Kiev, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase u vu në veprim gjatë një alarmi për një sulm të ri ajror rus.

Sipas raportimeve të Agence France-Presse forcat ajrore ukrainase paralajmëruan se raketa balistike po drejtoheshin drejt kryeqytetit.

“Raketa të tjera balistike po shkojnë drejt Kievit”, njoftuan forcat ajrore ukrainase përmes Telegramit.

Gazetarët në terren raportuan për një sulm të kombinuar, me përdorimin e raketave dhe mjeteve ajrore pa pilot. Autoritetet ukrainase vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në strehimore gjatë alarmit ajror.

Kievi është përballur me një intensifikim të sulmeve ruse gjatë javëve të fundit, të cilat zakonisht kanë ndodhur gjatë natës, por në disa raste edhe gjatë ditës.

Në një nga sulmet e fundit, një grua u vra dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus shkaktoi zjarr në Akademinë e Shkencave në Kiev, sipas një bilanci paraprak të bërë publik nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në total, në të gjithë Ukrainën, nëntë persona u vranë dhe rreth 80 të tjerë u plagosën, sipas të dhënave të publikuara nga presidenti ukrainas.

Sulmet e fundit kanë rikthyer në qendër të vëmendjes nevojën e Ukrainës për forcimin e mbrojtjes ajrore. Javën e kaluar, Zelensky u bëri thirrje sërish aleatëve perëndimorë që të sigurojnë më shumë raketa interceptuese për sistemet Patriot.

Sipas autoriteteve ukrainase, këto sisteme janë ndër mjetet kryesore të disponueshme për mbrojtjen ndaj raketave balistike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thesari i madh në Gjermani me pikëpyetje dhe mister! Gjenden 934 monedha argjendi

Në vjeshtën e vitit 2025, një baba nga Rhineland kishte ndërmend të pastronte vetëm shkurtimisht një fushë pranë Wesseling, në jug të Këlnit, me detektorin...
07:21 | 29/09/2026

Francë, zjarri më i madh që nga viti 1949 shuhet pas dy muajsh

Autoritetet franceze njoftuan sot se zjarri që dogji 420,000 hektarë në Gironde është shuar, dy muaj pasi filloi. Zjarri në pyllin Somos, i konsideruar si...
21:57 | 28/09/2026

Alarm për bombë në Harvard, evakuohen studentët dhe stafi

Universiteti i Harvardit lëshoi një alarm emergjence për studentët dhe stafin të hënën në mëngjes, pas një kërcënimi me bombë në Sallën Memoriale. Në njoftimin...
20:13 | 28/09/2026