Rriten temperaturat e ajrit, parashikimi i motit për këtë të martë
Territori shqiptar do të dominohet nga intervale të gjata me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të rriten, duke u luhatur nga 9°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 31°C, vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h, nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 ballë.




