Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të masës së arrestit ndaj ish-shefes së Shërbimit Informativ, dhe impaktin e ngjarjes në institucionet e sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, të cilëve Presidenti Begaj u ka lënë porosi të qartë.

Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

"Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional", konkludua në mbledhje.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese