web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjigantët e IA takohen sot me Trump-in në Shtëpinë e Bardhë/ Fokusi i diskutimeve

29 Shtator 2026, 08:20, Kosova & Bota CNA

Gjigantët e IA takohen sot me Trump-in në Shtëpinë e

Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale pritet të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jetë kryesisht mbikëqyrja dhe rregullimi i inteligjencës artificiale.

Sipas CNN, në takim do të marrin pjesë Mark Zuckerberg i Meta-s, Sundar Pichai i Google dhe Greg Brockman, president i OpenAI. Ndërkohë, Agjencia France-Presse konfirmon gjithashtu pjesëmarrjen e Dario Amodei të Anthropic dhe Jensen Huang të Nvidia-s.

Edhe Elon Musk pritet të jetë në Uashington, ku do të marrë pjesë në prezantimin e një faqeje të re interneti që synon të bashkojë, me ndihmën e inteligjencës artificiale, shërbime të ndryshme të qeverisë federale amerikane.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, deklaroi se çështja e mbikëqyrjes së inteligjencës artificiale do të jetë një nga temat kryesore të takimit. Johnson ka kundërshtuar vendosjen e kufizimeve të rrepta apo një moratoriumi për zhvillimin e kësaj teknologjie, por ka shprehur mbështetje për një kuadër të caktuar rregullator nga Kongresi.

“Duhet t’i përfshijmë aktorët kryesorë të inteligjencës artificiale në diskutimin se si duhet të duken masat mbrojtëse”, deklaroi Johnson, duke argumentuar se kompanitë e teknologjisë kanë njohuritë më të mëdha për këtë fushë.

Debati për sigurinë dhe rregullimin e inteligjencës artificiale është intensifikuar pas një sërë incidentesh dhe shqetësimesh të raportuara muajt e fundit lidhur me kompanitë OpenAI, Anthropic, Google dhe Meta.

Çështja e inteligjencës artificiale është bërë gjithashtu pjesë e debatit politik në SHBA, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve të 3 nëntorit. Sipas një sondazhi të publikuar nga CNN në shtator, 82% e amerikanëve deklaruan se janë të shqetësuar për ritmin me të cilin po zhvillohet inteligjenca artificiale. /CNA





Lajmet e fundit nga