Sport

Italia fiton, 4 gola Turqisë!

Italia e Mançinit duket se ka lënë pas krahëve humbjen dhe performancën e dobët me Belgjikën, duke fituar 4-1 në Bursa kundër Turqisë së Montellës.

Të kaltërit dominuan pjesën e parë e zhbllokuan sfidën me Bastoni, duke dyfishuar epërsinë me Frattesi dhe duke vulosur praktikisht fitoren me Kayode.

Në pjesën e dytë, Turqia e nisi mirë dhe shënoi një gol me anë të Yilmaz, por italianët kompletuan “pokerin” me Pio Esposito-n. Më pas, të kaltërit e menaxhuan ndeshjen dhe fituan tri pikë të vlefshme.

Italia fitoi 4-1 dhe u ngjit në kuotën e 3 pikëve. Të premten do të përballet me Francën, favorite për të fituar Grupin 1.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.