Shqipëria vijon të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët po zbulojnë dhe shijojnë gjithçka ajo ofron.
Për disa prej tyre, eksplorimi i maleve është një eksperiencë e paharrueshme, por nuk mungon as kureshtja për të zbuluar bregdetin.
“Unë kam ardhur në Shqipëri rreth një javë më parë dhe mendoj që një nga gjërat e mia të preferuara në Shqipëri ishte sigurisht të shkuarit nëpër male. Tani jam në Tiranë dhe fatmirësisht, mbase për disa ditë, do të shkoj në plazh dhe jam e sigurt që do të jetë shumë bukur. Shqipëria është e mrekullueshme, më pëlqeu shumë këtu”, thotë një turiste në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama.
“Unë isha në Vlorë dhe më pëlqyen shumë plazhet atje, sidomos xhirot me varka. Sot jam në Tiranë duke parë qytetin”, vijon një turist.
Për të tjerë, Tirana spikat për arkitekturën.
“Jam këtu për rreth dy javë dhe mendimi im i parë për Tiranën është një vend me shumë kultura. Një arkitekturë ndryshe nga çdo vend tjetër në botë. Kështu që mendoj që është një vend shumë interesant dhe po e shijoj shumë kohën këtu.”
“Shoh disa ndërtesa që janë uau. Janë shumë të bukura. Për shembull kjo pas meje, nuk e kisha menduar që është fytyra e një personi. Është mbresëlënëse dhe kur e fotografova dhe e pashë përsëri, thashë ‘Oh, qenka një fytyrë.’ Shumë vende, shumë gjëra për t’u shijuar këtu. Uroj që çdo person ta shijojë Shqipërinë. Do t’ju pëlqejë shumë”, thonë disa turistë.
Tirana ofron edhe kulturë. Një lloj ‘udhëtimi’ në kohë përmes Bunk’ Art apo Muzeut Kombëtar për t’u rikthyer sërish në zemër të sheshit ‘Skënderbej’ që ndërthur të shkuarën me modernen.
“Në fillim shkuam te Liqeni Artificial, më pas te Bunk’ Art, Muzeu më vonë. Tani erdhëm këtu në qendrën e qytetit. Një vend i mrekullueshëm, shumë vende fotozhenike. Kemi bërë shumë foto dhe kemi kujtime shumë të bukura kur të kthehemi në qytetin tonë”, shprehet një turist.
Kujtime të paharrueshme dhe përvoja me plot ngjyra, në sytë e vizitorëve Shqipëria ofron gjithçka mund të kërkosh.
-
Aman vetëm për arkitekturë mos jepni mendim sepse në ka një vend në botë pa identitet arkitekturor është Tirana dhe e gjithë Shqipëria. Dhe dy qytete muze që kemi, kanë arkitekturë otomane. Për natyrë vërtetë që është vend unik në botë ku për më pak se dy orë gjendesh nga mbi 2 mijë metra lartësi në një bregdet. Lumenj e liqene plot etj.. Pra natyrën e kemi, mbase dhe mikpritjen po. Them mbase sepse të quash mikpritje me plehra kudo rreth e rrotull vetëm ne shqiptarët e quajmë. Jemi populli më i pisët në Europë. Dhe e dini pse? Sepse ne e quajmë komunizëm të kujdesesh për pronën e përbashkët, prandaj jemi kaq vandalë dhe barbarë sa dalim nga shtëpia.
Përgjigju -
Ku e gjeti muzeun kombetar ky qe ka 3 vjet qe eshte mbyll. Muzeun kombetar te Karlos mbase po
Përgjigju -
Po per papastertit a folen gje?per zhulin qe eshte kudo?
Përgjigju












Komente
Komento