Në ditët e fundit të afatit, ish-marinsi amerikan kërkon vëllanë në një kamp refugjatësh afganë në Katar
Mohammad Masood Jamshidi ishte pjesëtar i sigurimit në Konsullatën amerikane në Herat kur ajo u sulmua me bomba nga talibanët. Ai shpresonte të merrte azil në Shtetet e Bashkuara, por tani frikësohet se do të dëbohet në Republikën Demokratike të Kongos.
Vëllai i tij, ish-marinsi amerikan Sean Jamshidi, së voni shkoi në Katar, ku Masood po mbahet në një kamp së bashku me afër 1.100 afganë të tjerë. Për çudi të Seanit, atij iu ndalua qasja dhe ai kaloi disa ditë duke tentuar me dëshpërim që të gjente dikë që ta linte të hynte.
Kampi As-Sayliyah, një ish-bazë e ushtrisë amerikane, pritet të mbyllet më 30 shtator, ndërsa banorët e tij ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë më pas.
“Ata janë të traumatizuar nga kjo situatë dhe dua të vij t’i takoj dhe t’u sjell pak para”, tha Sean për Radion Evropa e Lirë më 23 shtator, duke iu referuar familjes së vëllait të tij.
“Nuk e dimë se ku mund të zhvendosen. Ata vazhdojnë të flasin për një shtet të tretë që nuk është Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Afrikë, si Republika Demokratike e Kongos… Kur erdha këtu, më thanë se më ishte refuzuar leja për të hyrë në kamp”, tha Sean.
Gjatë një udhëtimi të mëparshëm, në shkurt, atij i ishte dhënë leje për të hyrë në kamp.
Duke luftuar për lirinë
Shumë prej afganëve në kamp kanë punuar për forcat amerikane gjatë pranisë ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021. Pjesa tjetër janë kryesisht familjarë të tyre.
Pasi u evakuuan nga vendi pas tërheqjes së forcave amerikane dhe ndërkombëtare në vitin 2021, ata prisnin të mirëpriteshin në SHBA.
Por, të gjitha kërkesat për imigracion lidhur me Afganistanin u pezulluan me një urdhër ekzekutiv presidencial në nëntor të vitit 2025, pasi një shtetas afgan qëlloi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare, njëri prej të cilëve vdiq një ditë pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit i tha REL-it se Shtetet e Bashkuara “e kanë mbajtur premtimin ndaj afganëve që rrezikuan jetën e tyre për të mbështetur Qeverinë amerikane gjatë përpjekjeve tona për t’i ndihmuar afganët të ndërtonin një vend më të mirë për veten”, duke shtuar se rreth 400.000 afganë janë zhvendosur në vende të reja që nga viti 2001.
Por, të gjitha kërkesat për imigracion lidhur me Afganistanin u pezulluan me një urdhër ekzekutiv presidencial në nëntor të vitit 2025, pasi një shtetas afgan qëlloi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare, njëri prej të cilëve vdiq një ditë pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit i tha REL-it se Shtetet e Bashkuara “e kanë mbajtur premtimin ndaj afganëve që rrezikuan jetën e tyre për të mbështetur Qeverinë amerikane gjatë përpjekjeve tona për t’i ndihmuar afganët të ndërtonin një vend më të mirë për veten”, duke shtuar se rreth 400.000 afganë janë zhvendosur në vende të reja që nga viti 2001.
Një fotografi e vitit 2013 shfaq Masoodin me ambasadorin e atëhershëm amerikan, James Cunningham. Në fotografi shihet edhe vula e SHBA-së, e dëmtuar gjatë një sulmi me makinë-bombë ndaj Konsullatës, ku në shtator të atij viti u vranë tetë roje afgane.
“Frika dhe humbja do t’i kishin penguar shumicën e njerëzve të ktheheshin, por zoti Jamshidy tregoi guximin dhe përkushtimin e tij duke u kthyer disa javë më vonë”, shkroi mbikëqyrësi i tij në një letër, me të cilën në dhjetor të atij viti rekomandoi që atij t’i jepej viza për të hyrë në SHBA.
Masoodi ka dy vjet që ndodhet në kampin As-Sayliyah, së bashku me gruan, tre fëmijët, dhëndrin dhe nipin trevjeçar.
“Ai rrezikoi jetën e tij. Prandaj është padyshim e trishtueshme që po flasin për një shtet të tretë, kur një person si ai rrezikoi jetën për politikat tona, për vlerat tona kulturore, për lirinë tonë”, tha Sean.
“Mirë se vini në SHBA”
Çështja e fatit të njerëzve në kamp është ngritur edhe në seancat dëgjimore në Kongres.
Në qershor, senatori demokrat Chris Coons nga Delaueri tha se në mesin e tyre ishin “400 fëmijë dhe 150 familjarë të pjesëtarëve të forcave aktive amerikane që aktualisht shërbejnë”.
Duke iu përgjigjur, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, iu referua urdhrit ekzekutiv, por tha se Uashingtoni kishte biseduar me “disa vende” për t’u dhënë afganëve strehim. Ai tha se dëshironte që ata të gjenin “vendet e duhura ku të shkonin”.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit që foli për Radion Evropa e Lirë e cilësoi As-Sayliyah si “trashëgimi të përpjekjes së administratës [të ish-presidentit demokrat amerikan, Joe] Biden për të zhvendosur sa më shumë afganë në Amerikë, pa i verifikuar siç duhet”.
Nuk raportohet se kushtet fizike në kamp përbëjnë problem. Por, njerëzit atje i kanë thënë Radios Azadi se janë të zemëruar nga qëndrimi për kaq gjatë në një gjendje pasigurie dhe nga ngarkesa emocionale që shkakton pasiguria për të ardhmen, teksa afrohet afati i 30 shtatorit për mbylljen e kampit.
“Çdo njeri këtu në kamp është në ankth. Të gjithë po pyesim veten se çfarë do të ndodhë me ne dhe cili do të jetë fati ynë”, tha një prej banorëve të kampit, i cili nuk pranoi të identifikohej.
“Ne nuk mund t’u besojmë këtyre njerëzve. A do të na çojnë në Amerikë, apo do të na dërgojnë në një shtet tjetër, ndoshta diku në Afrikë?”, vazhdoi ai.
Ky person tha se familja e tij ishte ndarë nga kaosi i luftës dhe politikës ndërkombëtare që nga rimarrja e Kabulit nga talibanët në vitin 2021. Dy nga fëmijët e tij, tha ai, ndodhen në SHBA, një vajzë e ka në Iran, ndërsa dy fëmijë të tjerë në Afganistan.
“Ata na telefonojnë vazhdimisht dhe pyesin se çfarë po ndodh. Ata jetojnë të fshehur në një shtëpi në Kabul. Vetëm ky fakt është një burim i madh shqetësimi. Pastaj është edhe situata jonë këtu. Ne shitëm gjithçka që kishim, shtëpinë, gjërat tona dhe gjithçka tjetër… sepse besuam se do të shkonim në Amerikë”, tha ky burrë.
Një burrë që zgjodhi të identifikohej vetëm me emrin e tij të parë, Faraidoon, 42 vjeç, tha se autoritetet e kampit zhvillonin takime të rregullta me banorët, por “në çdo takim thonë se nuk ka asnjë informacion”.
Faraidooni ka rreth “dy vjet” që ndodhet në kamp, së bashku me gruan dhe tre fëmijët.
“Kur mbërritëm, madje kishte edhe një tabelë brenda kampit ku shkruhej: ‘Mirë se vini në SHBA. Tani thjesht na kanë izoluar dhe nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh”, tha ai.
“Dje patëm një takim me drejtuesin e kampit dhe zyrtarë të tjerë. Bëmë shumë pyetje, por asgjë nuk është e qartë. Na thanë se ende nuk kanë marrë ndonjë urdhër që thotë se kampi do të mbyllet në atë datë. Po ashtu, askush nuk na ka thënë asgjë për një shtet të tretë”, tha më 23 shtator një banor 65-vjeçar i kampit.
Rrëfime të tilla janë tipike për njerëzit në kampin As-Sayliyah.
Zyrtari i DASH-it i tha Radios Evropa e Lirë se autoritetet amerikane janë në “komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë me banorët për përpjekjet për sistemimin e tyre”, duke thënë se “vazhdojnë të punojnë për të identifikuar mundësi për zhvendosjen vullnetare të të gjithë banorëve të kampit As-Sayliyah”.
“Vendet e tjera nuk kanë asnjë detyrim ndaj këtyre njerëzve dhe ata nuk kanë lidhje me vende të tjera përveç Afganistanit, ku nuk është e sigurt që ata të shkojnë për shkak të marrëdhënies së tyre me Qeverinë e SHBA-së. Pra, këta njerëz janë vërtet mes dy alternativave të këqija”, i tha Radios Evropa e Lirë Shawn VanDiver, një ish-ushtar amerikan, i cili si drejtues i AfghanEvac po bën fushatë që afganët të dërgohen në SHBA.
Sean Jamshidi, ish-marinsi amerikan, tha se pasojat për familjen e tij kanë qenë të mëdha.
“E humbëm babanë tonë në Amerikë teksa vëllai im ishte në kamp… [Vëllai im] nuk mundi të ishte aty për varrimin”, tha ai duke shtuar se nëna e tyre ka pësuar dy sulme në tru gjatë dy vjetëve të fundit.
“Ka qenë shumë e vështirë për familjen tonë që nuk jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.
“Shpresoj që të dërgohen diku ku janë të sigurt, jo thjesht të dërgohen në një shtet tjetër të tretë që ka problemet e veta. Dhe, unë do të vazhdoj të luftoj për këtë gjë”.
Trump hedh poshtë raportin se i ka ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve ose zhbllokimin e fondeve
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet
Katastrofë natyrore në Nepal, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet shkaktojnë dhjetëra viktimë (VIDEO)
- 08:24 Trump hedh poshtë raportin se i ka ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve ose zhbllokimin e fondeve
- 08:23 Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet
- 08:19 Reforma Territoriale, çfarë u diskutua te “Ligjet” në seancën e pasdites? Sako dhe Qosja me propozime të ndryshme (DEBATET)
- 08:18 Katastrofë natyrore në Nepal, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet shkaktojnë dhjetëra viktimë (VIDEO)
- 08:10 Greva e nëpunësve civilë, rregullatori francez i aviacionit anulon disa fluturime në aeroportin e Parisit dhe Marsejës
- 08:08 OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë