Politikë
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin për Turizmin në Bruksel
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më 29 shtator në Bruksel.
Samiti mbledh politikëbërës, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e Kryeministrit në këtë samit është një mundësi për të sjellë në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik në zhvillim dhe për të shkëmbyer përvoja mbi investimet, infrastrukturën si dhe mikpritjen e vendit tonë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




