Për deputetin e PD, Xhelal Mziu, eksperimenti që bëri mazhoranca socialiste më 2014 me reformën e atëhershme territorial, ka reduktuar ndjeshëm pushtetin dhe njësitë vendore.
I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Mziu tha se kjo reformë ka dhënë efektet e dëshiruara nga Rama, me centralizimin e njësive vendore, sikurse largësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Mziu ishte ironik ku tha se për shkak të largimit masiv të të rinjve jashtë vemdit dhe shpopullimit masiv, në një të ardhme të afërt, gjuhë zyrtare mund të jenë edhe bangladeshasit për të formuar pse jo dhe mazhorancë.
Çdo ditë në mëngjes do zbulosh një skandal të ri dhe darka me skandale të tjera. Eksperimenti që bëri kjo qeveri më 2014 duke reduktuar njësitë vendore, i ka dhënë efektet që dëshirorn Rama. Centralizimi, largësia që kanë qytetarët. U shpopullua vendi, u rrënua bujqësia e blegtoria, u mbyllën shkolla. Ikën jashtë, shifrat janë kokëforta.
Eurostat nxori më shumë shqiptarë jashtë dhe dyndja më e madhe ka qenë në 12 -13 vitet e fundit. Në këto 12 vite, ka rënë mesatarja100 mijë shqiptarë në vit të larguar, janë shpopulliuar fshatra historike 5 shekullore, ndodh që kemi ish komuna që sot nuk ekzistojnë.
Nëse Evropa po tenton t’i mbajë këto shtëpi falas, e kundërta ndodh në Shqipëri. Për ta thelluar krizën Rama, do të jenë mazhorancë në Shqipëri vendet afrikane dhe jo shqiptarët. Duhet t’i bëjmë tabelat nga Bangladeshi se po behen mazhorancë dhe mund të kenë përfaqësinë e tyre me gjuhë zyrtare. Rama ka interes politik.
© SYRI.net