E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqia planifikon qendër në Afrikë për dëbimin e migrantëve të refuzuar nga  BE

Planet për ngritjen në Afrikë të një qendre për dëbimin dhe riatdhesimin e migrantëve, kërkesat e azilit të të cilëve janë refuzuar në BE, duket se po bëhen më konkrete.

Ministri grek i Migracionit, Thanos Plevris, tha se tashmë është arritur një marrëveshje me një vend, duke shtuar se emri i këtij vendi ende nuk mund të bëhet publik.

Reklamë

Greqia merr presidencën e Këshillit të BE-së

Duke filluar nga korriku i vitit 2027 Greqia do të marrë për gjashtë muaj presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Plevris deklaroi se, sipas mendimit të Athinës, kjo do të krijojë kushtet që qendra e riatdhesimit të nisë funksionimin e saj.

Mbetet ende e paqartë nëse vendi i përzgjedhur i ka miratuar tashmë këto plane dhe deri në çfarë mase zgjedhja është koordinuar me shtetet e tjera të BE-së.

Plevris tha se së shpejti do ta diskutojë planin me përfaqësues nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Danimarka.

Këto vende mbështesin prej kohësh krijimin e të ashtuquajturave “return hubs” jashtë territorit të Bashkimit Evropian.

Bisedime me Ruandën

Gjatë verës bisedime për këtë projekt janë zhvilluar veçanërisht me Ruandën.

Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, në konsideratë mund të merren edhe vende të tjera në Afrikë ose Azi.

Italia ka negociuar më herët ngritjen e qendrave të ngjashme të riatdhesimit në Shqipëri.

Në këto qendra pritet të strehohen azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar përfundimisht në BE dhe që nuk mund të deportohen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës.

Organizatat për të drejtat e njeriut i kritikojnë këto qendra dhe paralajmërojnë se ato mund të çojnë në kriminalizimin e migracionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.