Barcelona përballet me rrezik sanksionesh nga UEFA, gjiganti spanjoll në vështirësi financiare

Sipas raportimit të Diario AS, Barcelona duhet të përmirësojë ende gjendjen e saj financiare për t’i shpëtuar pagesës së 22.5 milionë eurove të mbetura nga një gjobë me kusht e UEFA-s.

Të lidhura

None found

Aktualisht, klubi katalanas rezulton me një kapital neto negativ prej 168 milionë eurosh. Deri tani ka shlyer 15 milionë euro nga gjoba fillestare prej 60 milionë eurosh, ndërsa 45 milionë euro të tjera ishin vendosur me kusht, në varësi të përmbushjes së dy objektivave financiare.

Barcelona arriti të shmangë pagesën e parë prej 22.5 milionë eurosh, pasi humbjet për sezonin 2025/26 i mbajti nën kufirin prej 5 milionë eurosh.

Megjithatë, tani skuadra duhet të kompensojë humbjet e akumuluara gjatë periudhës 2024-2027.

Në rast se humbjet gjatë vitit financiar 2026/27 e kalojnë shifrën prej 20 milionë eurosh, Barcelonës mund t’i kërkohet të paguajë edhe 22.5 milionë euro të tjera.

Përtej dënimit monetar, klubi katalanas mund të përballet edhe me kufizime në regjistrimin e lojtarëve për garat e UEFA-s.

Pavarësisht kësaj, Barcelona mbetet optimiste se do t’i plotësojë kërkesat e mbetura financiare dhe do t’u shpëtojë sanksioneve të mëtejshme.


Shtuar më 29.09.2026 08:54

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet