AKTUALITET /

Detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Braho: Hysenin nuk po e hetonim, doli rastësisht në dosje! Rama: Përgjegjësia, personale

Sipas burimeve nga mbledhja, mësohet se i pari e ka marrë fjalënkreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila.

Shkruar nga Versus

Detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Braho: Hysenin nuk

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, diskutimet janë fokusuar fillimisht mbi arrestimin e ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas burimeve nga mbledhja, mësohet se i pari e ka marrë fjalënkreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila.

Ky i fundit këmbënguli se nga një auditim tepër sekret që është kryer pas arrestimit të Vlora Hysenit, nuk rezulton që nga ky institucion të kenë dalë dokumente që cënojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Më tej, Lila përmendi detyrimin për të mbledhur dhe ruajtur informacione të sigurisë, e po ashtu domosdoshmërinë dhe për të bashkëpunuar me institucionet. Kjo deklaratë u mbështet dhe nga presidenti Bajram Begaj.

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho dha shpjegime në lidhje me arsyet që çuan SPAK të kërkonte arrestimin e Vlora Hysenit. Braho tha se Hyseni nuk ishte objekt hetimesh, por u shfaq teksa prokurorët hetonin çështje tjetër. 

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur argumentin se përgjegjësia është individuale. Sipas kryeministrit, duhet të gjenden mekanizma për ndërveprim, për të ruajtur sigurinë kombëtare.

Presidenti Begaj pasi caktoi detyrat për secilin institucion, bëri të qartë se duhet ruajtur pavarësia dhe nuk duhet ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Posaçme. Versus.al

Poll