Italia dhuroi një mbrëmje të veçantë, të pasur me gola dhe statistika historike, duke fituar 4-1 në Turqi.
Françesko Pio Espozito dhe Sebastiano Espozito u bënë çifti i katërt i vëllezërve që luan në të njëjtën ndeshje me fanellën e Italisë, pas Filipo e Simone Inzagit, Aldo e Luixhi Ceveninit dhe Xhuzepe e Feliçe Milanos.
Për më tepër, të kaltrit realizuan tre gola brenda 30 minutave të para, diçka që nuk e kishin bërë që nga ndeshja ndaj Lituanisë më 8 shtator 2021.
Italia regjistroi gjithashtu fitoren e parë jashtë fushe me të paktën tre gola diferencë që nga 15 nëntori 2019, kur triumfoi 3-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Dhe mbrëmjen e djeshme pati edhe një rikthim simbolik: Italia fitoi sërish me Roberto Mancinin në krye, pas 1198 ditësh nga triumfi i fundit i tij, 3-2 ndaj Holandës më 18 qershor 2023. Një natë që të kaltrit do ta mbajnë mend gjatë.
© SYRI.net
VIDEO/ Franca mposht Belgjikën, vendos goli i Olise-s
Tifozët turq kërkojnë largimin e Montella-s: Dorëheqje, dorëheqje!
Sebastiano dhe Pio Esposito shkruajnë historinë e Italisë, barazohet rekordi 111-vjeçarBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: