Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

Nga Kim Mehmeti - 29/09/2026

Nga Kim Mehmeti/

Lexova diku se Piktori paska thënë se ai punon për të lënë emër dhe jo për ta mbushur xhepin!

U habita se si askush nuk i ka treguar se emër mund të lësh edhe duke qenë idiot dhe se emrat më të njohur e më të shpeshtë në historinë njerëzore janë ato të kriminelëve dhe kryehajdutëve.

Për shembull, gjermanët kanë Gëten, Hegelin, Shopenhauerin, Niçen…, por rrallëkush i di emrat e tyre krahasuar me Hitlerin, emrin e të cilit e dinë edhe fëmijët e vegjël.

Amerika ka me qindra njerëz të famshëm, por të rrallë janë ata që e dinë emrin e Edgar Allan Poes dhe të mos e dinë atë të Al Kapones.

Më në fund edhe emri i mikut të Pikorit, Netanjahut do mbetet në historinë e njerëzimit, edhe atë menjëherë pranë emrit të Hitlerit: si autor i gjenocidit në Gaza! 

Autori i këtij teksti ia garanton Piktorit se, njësoj siç habitet bota se si populli i filozofisë – ai gjerman – ra në duart e një rreshteri dhe piktori të parealizuar – Hitlerit, ajo botë njësoj do çuditet se si populli i Konicës, Fishtës e Nolit…, ra në duart e një deliranti të papërmbajtur, që u tall me popullin e vet duke iu jargavitur të huajve.

Pra, autori i këtij teksti ia garanton Piktorit se, në të ardhmen, emri i tij do të jetë më i njohur se ai i Fatos Arapit, Xhevahir Spahiut, Naim Frashërit…, por jo si ndonjë vlerë, por si kreu i “Aleancës së Qelbësirave” dhe si antishqiptar i përbetuar.

Po, emri i Piktorit do të lërë në hije atë të Esat Pashës dhe Enver Hoxhës dhe do të mbetet në historinë shqiptare si simbol i perversitetit që u ndodhi atyre që mburren se janë nipër të Skënderbeut, por që fatin e vet e lanë në duart e njeriut i cili bëri çmos për ta arsyetuar para botës lidhjen historike serbo-ruse, por nuk bëri asgjë për ta shpërfaqur Serbinë si tokë ku prehen viktimat e pagjetura të shqiptarëve të Kosovës.

Emri i Piktorit do të mbetet në historinë shqiptare si një ndër më të njohurit, sepse ai i plotëson kushtet për të qenë i tillë: Shqipërinë e shndërroi në një narko-shtet, ku as hajdut nuk mund të bëhesh pa lejen e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco