E rëndë në Vlorë, 43-vjeçari p*rdhunon një grua, më pas i vjedh paratë
Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash. I dyshuari është shtetasi me inicialet F.Y.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit të rastit, shërbimet policore kanë nisur veprimet hetimore për të verifikuar rrethanat dhe për të mbledhur provat që do të ndihmojnë në dokumentimin e ngjarjes.
Në vijim të hetimeve, policia ka bërë të mundur identifikimin e 43-vjeçarit dhe e ka shpallur atë në kërkim. Shërbimet policore po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, hetuesit vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të dokumentuar përgjegjësinë e personit të dyshuar.




