'Ambient policor dhe patronazhisht' - Aktivisti zbulon prapaskenat e takimit të Ramës në Michigan

09:00, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Arti Tamburi aktivisti i cili zuri ngushtë kryeministrin Edi Rama në takimin e tij në Michigan zbulon prapaskenat e atij takimi që u trumbetua si bashkëbisedim mes kryeministrit me komunitetin.

“Realisht ishte vizita e kryetarit të PS-së dhe një manifestim me strukturat partiake patronazhiste atje. Është ironia e ironive që një diasporë që ka përfituar kaq shumë nga liria amerikane të mundohet të instalojë në dheun amerikan një miniaturë të narkodiktaturës” thotë Tamburi në një intervistë me video me emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

 Ai thotë se takimi u bë në një ambient policor dhe patronazhist.

“Kryeministri ishte me një staf të plotë ministrash, kryebashkiakë, media e lirë nuk u lejua madje dhe ato pamje janë bërë me një vështirësi të madhe. Ishte një ambient shumë policor e patronazhist. Gjithçka ishte e kontrolluar. Pyetjet me sfond kritik nuk lejoheshin” thotë Tamburi për gazetarin Flavio Qarri. 

Tamburi i bën thirrje diasporës të kontribuojë për largimin e këtij kryeministri.

“Edi Rama përherë ka qenë 100% fasadë e zero përqind substancë, por sot është fasadë e mykur dhe nuk është koha për ti dhënë patericën por për t'i dhënë shkelmin përfundimtar”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco