UEFA i vë kusht të fortë Barcelonës: Rrezikon 22.5 milionë euro gjobë

UEFA i vë kusht të fortë Barcelonës: Rrezikon 22.5 milionë euro gjobë

09:12, 29/09/2026

Barcelona mund të përballet me një tjetër goditje të rëndë financiare nga UEFA, nëse nuk përmirëson bilancin ekonomik gjatë sezonit aktual.

Sipas “AS”, katalanasit ende duhet të përmbushin disa kushte për të shmangur një pjesë të gjobës së vendosur më herët nga UEFA.

Nëse humbjet e Barcelonës për vitin financiar 2026-2027 kalojnë 20 milionë euro, klubi rrezikon të paguajë 22.5 milionë euro.

Kjo shumë përfaqëson gjysmën e një penalizimi të kushtëzuar prej 45 milionë eurosh.

Barcelona ka paguar tashmë 15 milionë euro në vitin 2025, ndërsa pjesa tjetër varet nga përmbushja e objektivave financiarë.

Një prej tyre ishte mbajtja e humbjeve nën 5 milionë euro për sezonin 2025-2026, kusht që katalunasit e përmbushën.

Tani mbetet objektivi i dytë, që lidhet me kompensimin e humbjeve të akumuluara gjatë periudhës 2024-2027.

Situata është edhe më delikate për shkak të kapitalit neto negativ të klubit, që raportohet në rreth 168 milionë euro.

Barcelona duhet të përmirësojë ndjeshëm pozicionin financiar për të shmangur sanksione të tjera nga UEFA dhe RFEF.

Në rast se nuk përmbush kushtet, përveç gjobës prej 22.5 milionë eurosh, mund të ketë pasoja edhe për regjistrimin e lojtarëve.

Menaxhimi financiar i sezonit të kaluar i lejoi klubit të siguronte licencën e RFEF-së për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Por këtë sezon presioni është edhe më i madh, pasi rezultatet financiare do të jenë vendimtare për të ardhmen ekonomike të klubit.

Barcelona shpreson të mbyllë vitin financiar brenda parametrave të kërkuar dhe të shmangë kështu një tjetër penalizim të UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco