POLITIKË /

Rama udhëton drejt Brukselit, merr pjesë në samitin për Turizmin

Shkruar nga Versus

Rama udhëton drejt Brukselit, merr pjesë në samitin për

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Brukselit ku pritet të marrë pjesë në samitin e Euronews që zhvillohet për turizmin. 

Pjesë e samitit do jenë edhe politikëbërës, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Së fundmi kreu i qeverisë mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që u mbajt në New York ku adresoi edhe protestat masive në Shqipëri të njohura si "Revolucioni i Flamingove" duke i konsideruar si të nxitura nga një frymë antisemite. Versus.al

Poll