U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 09:12 | Kronikë

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira,

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Drithas të Korçës. Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

NJOFTIMI

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”.

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari. Sekuestrohen sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për disa javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Drithas, finalizuan operacionin e koduar “Drithas”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.

Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos