Hetimet për Taren dhe Ballukun, Qyno: Mediat harruan objektin thelbësor, kishte apo jo korrupsion...

09:14, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene gazetari Elton Qyno.

Ai gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ka folur për skandalin Balluku dhe për hetimet që SPKA po zhvillon ne lidhje me këtë çështje.

Flavio Qarri: A mund ta konsiderojmë Belinda Ballukun një Agaseshë, për veprimtarinë e saj jashtë shkollore? Apo kemi vetëm Igli Taren deri në këtë momente.

Elton Qyno: Shiko. Belinda Balluku sigurisht që ka patur mjaft pushtet të provuar juridik të dhënë dhe të çertifikuar nga ana juridike si zëvendëskryeministre, si ministre e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe që padyshim kjo pjesë, mund ta quash si agalleshë. Mund ta quash si të duash, por që realisht ka patur një pushtet dhe sërish këtë pushtet e gëzon edhe sot e kësaj dite, por që e gëzon në mënyrë de fakto dhe jo de jure.

Pra e kontrollon këtë pushtet në hije dhe jo në mënyrë publike. Pastaj, ka apo s’ka situata të cilët ju i përmendët, sigurisht që kjo varet tek pjesa e hetimit pastaj se në qoftë se do të ketë....

Flavio Qarri: Kam një kuriozitet këtu Qyno. Duket se në çdo hetim po theksohet aspekti rozë i saj. Mirëpo duke u marrë me aspektin rozë, ishte jashtëmartesore si në rastin Agasi, ashtu edhe në atë Tare – Balluku, kishte apo jo seks. Harrojmë të diskutojmë objektin thelbësor, kishte apo jo korrupsion, kishte apo jo shpërdorim detyre. Kishte apo jo abuzim. Kush pop e bën këtë gjë.

Elton Qyno: Jo, jo, e shikoj këtë. Sepse një deklaratë e imja në shumë media është keqkuptuar sepse është marrë më shumë me Igli Taren dhe nuk është marrë me pjesën e Ballukut. Çfarë ka bërë Balluku, ku ka abuzuar Balluku, ku ka vjedhur fondet publike Balluku. Dhe është, marrë vetëm për një lidhje intime që këta të dy mund të kenë pasur dikur kur kanë qenë në gjimnaz. Pra nuk është marrë më thelbin por pikërisht me lidhjen. Nuk u intereson shqiptarëve lidhja dhe kush lidhet dhe kush çlidhet. I intereson pikërisht fondet publike që i janë marrë shtetit shqiptarë dhe i janë marrë pikërisht nga njerëz që i kanë shërbyer në këto institucione publike, Igli Tare nuk ka shërbyer në asnjë institucion publik. Igli Tare ka shërbyer ne institucione private, në sport. Si njëri publik i sportit dhe nuk ka hyrë asnjëherë në ministrinë e sportit për të firmosur...

Tani ai në qoftë se del bashkëpunëtor, të hetohet. Ashtu siç është vënë në hetim për dy vilat e tjera . SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë me pretendimin se është e Belinda Ballukut e dhuruar nëpërmjet një skeme të komplikuar nëpërmjet Arbër Abazit. Por provat duhen ballafaquar në një proces gjyqësor...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco