Van Dijk si alternativë për Barcelonën, Flick kundërshton transferimin e holandezit

Një skenar i ri po qarkullon për të ardhmen e Virgil van Dijk, i cili mund të largohet nga Liverpooli dhe të transferohet te Barcelona gjatë verës së ardhshme pa i kushtuar klubit katalanas tarifë për kartonin.

Të lidhura

None found

El Nacional raporton se mbrojtësi holandez nuk do ta përjashtonte një kalim në Spanjë, ndërsa Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri. Kontrata e Van Dijk me Liverpoolin përfundon më 30 qershor 2027, duke i hapur mundësinë e largimit si lojtar i lirë.

Gjatë viteve të tij në Angli, Van Dijk është konsoliduar si një prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe liderëve të skuadrës së Liverpoolit. Forma e tij u vlerësua edhe në vitin 2019, kur ai u rendit i dyti në garën për Topin e Artë, pas Lionel Messit.

Kalimi i tij te Liverpooli kushtoi më shumë se 80 milionë euro, një shifër që në atë periudhë shkaktoi debate të shumta. Megjithatë, paraqitjet e mbrojtësit me kalimin e kohës e justifikuan investimin dhe e shndërruan atë në një prej figurave qendrore të klubit anglez.

Pavarësisht përvojës dhe cilësive që do t’i ofronte repartit defensiv të Barcelonës, raportimi bën të ditur se Hansi Flick nuk është bindur nga kjo mundësi transferimi. Fakti që klubi nuk do të paguante për kartonin e tij nuk e ka ndryshuar qëndrimin e trajnerit gjerman.

Flick shqetësohet veçanërisht nga mosha e Van Dijkut, i cili do të ishte 36 vjeç në momentin e mbërritjes në Barcelonë, si dhe nga nevoja e mundshme për t’u përshtatur me ambientin e ri. Ai gjithashtu mendon se ardhja e një lojtari kaq me përvojë mund të ndikojë në minutat që do të merrnin disa prej futbollistëve të rinj të klubit.

Trajneri po vlerëson progresin e Gerard Martin dhe të disa talenteve të akademisë “La Masia”, ndaj dëshiron që Barcelona të fokusohet te opsione më të reja për qendrën e mbrojtjes.

Alessandro Bastoni dhe Nico Schlotterbeck thuhet se janë ndër emrat që pëlqehen nga Flick. Në rast se klubi do të kërkonte një mbrojtës me më shumë eksperiencë, trajneri do ta shihte Aymeric Laporten si zgjedhje më të përshtatshme se Van Dijku.


Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet