Greqia synon të krijojë qendër për migrantët e refuzuar në Afrikë: Marrëveshja me një vend është arritur

Greqia ka bërë të ditur se gjatë presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian, në verën e vitit 2027, planifikon ngritjen në Afrikë të një qendre evropiane për dëbimin e migrantëve.

Të lidhura

None found

Projekti për strehimin dhe riatdhesimin e personave, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar përfundimisht nga BE-ja, duket se po konkretizohet. Ministri grek i Migracionit, Thanos Plevris, deklaroi se Athina ka arritur tashmë një marrëveshje me një vend, por emri i tij nuk mund të bëhet ende publik.

Greqia do të drejtojë Këshillin e BE-së

Nga korriku i vitit 2027, Greqia do të mbajë për gjashtë muaj presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Sipas Plevris, kjo periudhë mund të krijojë kushtet e nevojshme që qendra e riatdhesimit të nisë aktivitetin.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse vendi i përzgjedhur i ka dhënë tashmë miratimin për planin apo se sa është bashkërenduar kjo nismë me vendet e tjera anëtare të BE-së.

Ministri grek njoftoi se së shpejti do të zhvillojë bisedime për këtë çështje me përfaqësues të Gjermanisë, Austrisë, Holandës dhe Danimarkës. Këto shtete kanë mbështetur prej kohësh idenë e krijimit të “return hubs”, ose qendrave të kthimit, jashtë territorit të Bashkimit Evropian.

Ruanda në fokus të negociatave

Gjatë verës, diskutimet për realizimin e projektit janë përqendruar veçanërisht te Ruanda. Sidoqoftë, në shqyrtim mund të jenë edhe shtete të tjera afrikane apo aziatike. Më herët, Italia ka negociuar për hapjen e qendrave të ngjashme të riatdhesimit në Shqipëri.

Qendrat do të shërbenin për akomodimin e azilkërkuesve, aplikimet e të cilëve janë rrëzuar përfundimisht në BE dhe të cilët nuk mund të kthehen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës.

Organizatat e të drejtave të njeriut i kundërshtojnë këto plane, duke paralajmëruar se qendra të tilla mund të kontribuojnë në kriminalizimin e migracionit. /DW


Shtuar më 29.09.2026 09:22

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet