web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira/ Arrestohet 57-vjeçari në Korçë

29 Shtator 2026, 09:22, Kronika CNA

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira/

Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, është arrestuar në Korçë. Sipas informacioneve policore, në pranga është vënë shtetasi S. B.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi e lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”.

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Sekuestrohen sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për disa javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Drithas, finalizuan operacionin e koduar “Drithas”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.

Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga