Papa Leoni XIV paralajmëron dhe inkurajon Europën
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...

Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane të kompanisë BioNTech, prodhueses së vaksinave kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA do të mbyllen.
Para disa vitesh BioNTech së bashku me partnerin e saj amerikan Pfizer, ishte kompania e parë që mori autorizimin për hedhjen në treg të vaksinës kundër COVID-19 dhe fitoi miliarda euro prej vaksinave.
Kompania, e cila tani është fokusuar në prodhimin e mjekimeve për kancerin, thotë se prej disa vitesh kërkesa për vaksinën kundër COVID-19 është në rënie dhe se ajo nuk ka arritur ende të marrë miratimin për hedhjen në treg të ndonjë produkti tjetër. Sipas BioNTech-ut kërkimet për mjekime për kancerin kushtojnë shumë, prandaj gjashtëmujori i parë i këtij viti u mbyll me një humbje prej 1,35 miliardë eurosh.
Sipas kompanisë, shitja e komplekseve të prodhimit në Idar-Oberstein, Marburg dhe Tybingen nuk arriti të realizohej kryesisht për shkak të kushteve aktualisht të vështira të tregut dhe klimës së investimeve. Nga mbylljet e fabrikave preken rreth 1.800 punonjës.
Në Marburgu prodhohen vaksina kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA, si dhe ADN plazmidike, një material i rëndësishëm bazë për prodhimin e vaksinave mRNA dhe terapive qelizore. Fabrika ndodhet në kompleksin historik të koncernit farmaceutik Behring në Marburg. BioNTech-u e bleu atë nga kompania farmaceutike zvicerane Novartis dhe investoi aty miliona euro.
Radhë padish
Pas njoftimit për mbylljen e komplekseve të prodhimit themeluesi i firmës farmaceutike CureVac, e cila dikur ishte rivali i BioNTech në garën për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19, e akuzoi BioNTech-un për mashtrim.
Në verën e vitit 2025 BioNTech-u njoftoi blerjen e CureVac. Por marrëveshja me vlerë miliarda euro u finalizua vetëm pas disa muajsh negociatash. Tani themeluesi i CureVac, Ingmar Hoerr, e akuzoi BioNTech-un se kishte devijuar nga premtimet e bëra gjatë procesit të blerjes. Sipas tij, marrëveshja parashikonte krijimin e një kompanie të përbashkët, ku të dyja palët do të bashkonin ekspertizën dhe do të përfitonin reciprokisht nga njëra-tjetra. Me vendimin për mbylljen e uzinave ky vizion është braktisur plotësisht, tha themeluesi i firmës farmaceutike CureVac.
Para disa muajsh edhe kompania farmaceutike Bayer ngriti padi kundër prodhuesve të vaksinave të COVID-19 Pfizer, BioNTech. Sipas akuzës me vaksinat e tyre me teknologji mRNA ata kanë kopjuar patentat e Bayerit. Këto padi janë pjesë e një sërë mosmarrëveshjesh ligjore mbi patentat që lidhen me vaksinat për virusin e koronës. Edhe kompania Moderna ngriti në vitin 2022 padi kundër Pfizer-it.
Largohen dy figura kyçe
Figurat kyçe të kompanisë, çifti Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, deklaruan se do të largohen nga BioNTech-u.
Sahin dhe Türeci planifikojnë t'i përkushtohen zhvillimit të një brezi të ardhshëm barnash të bazuara në teknologjinë mRNA dhe do të hapin një kompani të re. Që nga java e kaluar është bërë e ditur se kompania e re do të quhet "Arife” dhe do ta ketë selinë në Mainz. Megjithatë Sahin dhe Türeci do të mbeten aksionarë të BioNTech-ut. /DW
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Parlamenti i Hungarisë votoi këtë të hënë për heqjen e imu...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha so...
Departamenti i Policisë së Universitetit të Harvardit reag...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ofroi Pekinit t’i sh...
Kina dërgoi këtë të diel dy panda gjigante në Shtetet e Ba...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të di...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua këtë të diel në Mynih...
Këtë të diel, në Shkup, u mbajt një marshim paqësor në mbë...
Gjermania po promovon krijimin e një “task-force” të Front...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një plan iran...
Një tragjedi ka ndodhur në qendër të Athinës, ndërsa dy tr...
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet q...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marr...
Një mësues u vu në pranga pasi u zbulua se ka ngacmuar sek...
Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...