LIVE UPDATES
Bota

"Evropa të ruhet nga iluzioni i riarmatimit", Papa Leone XIV: Guxim në negociata dhe të sakrifikojë për paqen

Në qytetin Metz, në lindje të Francës, Papa u bëri thirrje evropianëve për një dialog me durim për të kapërcyer luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Për këtë, sipas tij, nevojitet guxim në negociata dhe gatishmëria për të hequr dorë nga disa pozicione për të mirën më të madhe të paqes.

29 Shtator 2026, 09:09 Nga E. D
"Evropa të ruhet nga iluzioni i riarmatimit", Papa Leone XIV:
Papa Leoni

FRANCË- Në ditën e fundit të vizitës së tij katërditore në Francë, Papa Leoni XIV, në fjalimin më të rëndësishëm politik të udhëtimit, theksoi rëndësinë e Evropës dhe i bëri thirrje asaj të angazhohet më shumë për paqen në kontinent, si dhe të mbetet e hapur ndaj migrantëve.

"Kontributi që një Evropë e organizuar dhe e gjallëruar mund t'i japë qytetërimit është i domosdoshëm për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore,” tha ai.

Në qytetin Metz, në lindje të Francës, Papa u bëri thirrje evropianëve për një dialog me durim për të kapërcyer luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Për këtë, sipas tij, nevojitet guxim në negociata dhe gatishmëria për të hequr dorë nga disa pozicione për të mirën më të madhe të paqes.

Në fushëbetejat e dikurshme

Fjalët e tij u thanë në një vend në lindje të Francës që, si pak vende të tjera, pasqyron historinë e trazuar të Evropës. Metz ndodhet në një rajon që gjatë shekullit të kaluar ka ndryshuar disa herë përkatësinë shtetërore.

Pas Luftës Franko-Gjermane të viteve 1870/71, qyteti i përkiste Perandorisë Gjermane; pas Luftës së Parë Botërore u rikthye në Francë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua sërish nga Gjermania, përpara se në vitin 1944 të bëhej përsëri francez. Shumë toka bujqësore në këtë zonë ishin dikur fusha beteje.

Pikërisht për këtë arsye, Metz ka sot një rëndësi të madhe simbolike. Qyteti përfaqëson transformimin nga armiqësia në bashkëpunim. Armiqtë e dikurshëm janë bërë partnerë të ngushtë që sot mbështesin së bashku procesin e integrimit evropian. 

Pse Metz?

Vetë Papa kishte insistuar që mesazhin e tij për paqen ta përcillte nga Metz. Këtë e bëri të ditur kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve të Francës, Kardinali Jean-Marc Aveline, pak para fjalimit të Papës. Destinacionet Paris dhe Lourdes ishin vendosur që më parë.

Gjatë planifikimeve, Aveline i kishte propozuar Papës edhe disa vende të tjera në Francë, përfshirë edhe Metzin. Në takimin e radhës, Leoni kishte zgjedhur menjëherë Metzin, për shkak të Evropës.

Vizita në Metz u shndërrua në një homazh për Robert Schumanin. Schumani (1886-1963), i lindur në Luksemburg dhe me shtetësi fillimisht gjermane, ishte një burrë shteti francez dhe një nga etërit themelues të idesë së Evropës së bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Si ministër i Jashtëm i Francës, ai promovoi pajtimin franko-gjerman, punoi për bashkimin e Evropës dhe në vitin 1958 u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian. Në një kishë të vogël pranë Metzit, ku kishte jetuar për shumë vite, ai u varros pas vdekjes. Prej më shumë se 30 vitesh po zhvillohet një proces kishtar për lumnimin e tij.

Edhe qendra e kongreseve ku foli Papa mban emrin e tij: Qendra e Kongreseve "Robert Schuman”. Në fjalimin e tij, Papa e citoi Schumanin më shpesh sesa papët paraardhës që përmendi. Ai tha: "Schumani, i cili përjetoi kufij shtetërorë që ndryshonin vazhdimisht, ndihmoi në vendosjen e themeleve të një Evrope që ishte e vetëdijshme për urgjencën e rrëzimit të mureve që e ndanin.”

Kritika ndaj riarmatosjes

"Sot marrëdhëniet mes njerëzve dhe mes shteteve po bëhen gjithnjë e më barbare”, tha Papa gjatë thirrjes së tij për një Evropë të bashkuar dhe paqësore.

Kontinenti që pas vitit 1945 arriti të kapërcejë urrejtjen dhe armiqësinë mund t'i japë fund kësaj spiraleje negative. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare dhe multilateralizmi janë kundërpeshat më të mira ndaj çdo vullneti për dominim që mbështetet te konfliktet. Përballë kësaj, ai vendosi atë që e quajti "iluzioni i riarmatosjes”.

Kur theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare dhe të rregullave detyruese ndërkombëtare, fjalimi i Papës së parë amerikan në krye të Kishës Katolike u perceptua gjithashtu si një kritikë ndaj politikës së SHBA-së nën presidentin Donald Trump, i cili është fokusuar në forcimin e pushtetit të vet dhe ka hequr dorë nga shumë angazhime ndërkombëtare të vendit të tij.

A po i referohej Trumpit?

Pak para nisjes nga Roma, Papa përshëndeti gazetarët që e shoqëronin në avion. Midis tyre ishte edhe korrespondenti i CNN-it, i cili e pyeti për përjashtimin e mediave kritike, përfshirë CNN-in, nga raportimi në Shtëpinë e Bardhë.

"Në avionin e Papës të gjithë janë të mirëpritur”, u përgjigj Leoni.

Për të, është "shumë e rëndësishme që raportimi të jetë i plotë dhe që kushdo të ketë mundësinë e informimit”. Edhe në apelin e tij për trajtimin njerëzor dhe dinjitoz të refugjatëve mund të vëreheshin paralele me situatën aktuale në SHBA.

Megjithatë, në këto tema politike, Papa nuk theksoi vetëm distancën nga administrata aktuale në Uashington. Fjalimi i tij, në çdo pjesë ku shprehte vlerësim për idenë evropiane dhe për evropianët, tingëllonte si një kundërpërgjigje e qetë ndaj Papa Françeskut.

Papa Françesku, jezuiti nga Argjentina, gjatë udhëtimeve të tij në Evropë preferonte të vizitonte periferitë e kontinentit, kampet e refugjatëve dhe njerëzit e margjinalizuar. Ai nuk arriti kurrë në Paris, Berlin, Vjenë apo Madrid. Që në vitin 2014, në fjalimet para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Strasburg, Françesku kishte kritikuar ashpër një Evropë të lodhur dhe pa energji.

Kritikë ndaj legalizimit të eutanazisë

Leoni tingëlloi dukshëm ndryshe nga paraardhësi i tij. Megjithatë ai theksoi edhe përgjegjësinë e evropianëve. Kjo përfshinte mbrojtjen e pakushtëzuar të jetës dhe refuzimin e çdo forme të eutanazisë. Në Francë, gjatë verës, eutanazia u lejua me ligj në kushte të kufizuara, ndërsa në disa vende të tjera evropiane po zhvillohen diskutime të ngjashme për rregullime ligjore.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, mandati i të cilit përfundon pas pak muajsh, në frymën e Schumanit foli për një "Evropë që mbron, bashkon dhe vepron”. Sipas tij, kjo Evropë duhet të jetë "sovrane, e bashkuar dhe demokratike”, e frymëzuar nga projekti i paqes dhe mirëqenies që synuan etërit themelues.

Metz, një nga vendet në zemër të Evropës së dikurshme të shkatërruar nga luftërat, u bë për Leonin një shembull pozitiv përballë konflikteve që vazhdojnë në botë. Metz dhe rrethina e tij dëshmojnë se "pajtimi është i mundur vetëm kur ekziston guximi për të thyer zinxhirin e mllefit”, tha ai në paraqitjen e tij të fundit publike gjatë kësaj vizite, në predikimin në katedralen e qytetit. Edhe aty, ashtu si në çdo ditë të kësaj vizite në Francë, Papa u prit me duartrokitje dhe entuziazëm./DW

papa leoni xiv

Sondazh

Poll

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi