Pas 12 vitesh nga mësimi i saj i parë i drejtimit të makinës, Rita Ora më në fund ka kaluar testin praktik dhe tashmë mund të drejtojë zyrtarisht një makinë.
Këngëtarja 35-vjeçare e ka kaluar provimin në Los Angeles dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram momentin e shumëpritur, duke pozuar me certifikatën dhe pranë një makine të autoshkollës.
Rita e kishte nisur historinë e saj me patentën në vitin 2014, kur po planifikonte të zhvendosej në Kaliforni. Në atë kohë, ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, e kishte motivuar që të merrte patentën duke i blerë një Mercedes me vlerë rreth 100 mijë paund.
Megjithatë, për vite me radhë këngëtarja nuk e përfundoi procesin. Angazhimet e shumta në muzikë, udhëtimet dhe koncertet duket se e shtynë vazhdimisht momentin e provimit.
Tani, më në fund, Rita Ora e ka mbyllur këtë kapitull dhe ka fituar të drejtën për të drejtuar vetë në rrugët e Los Angeles.
Lini një Përgjigje