Në Prizren sekuestrohen 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë ndaluar 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa depo në Prizren, nën dyshimin se malli ishte kontrabanduar.

Të lidhura

None found

Sasia e sekuestruar përfshin 791 kilogramë duhan të grirë të paketuar dhe 85 kilogramë duhan të grirë të papaketuar. Po ashtu, janë gjetur 21,000 cigare “Marble” pa banderolë, si dhe 97,000 cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa banderolë të Republikës së Kosovës.

Kontrolli u krye më 28 shtator 2026 nga njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë, pas informatave të siguruara nga terreni. Në vendngjarje kanë marrë pjesë hetues të Doganës dhe prokurori kujdestar.

Personi përgjegjës për hapësirat ku u gjet malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Malli i ndaluar është vendosur nën ruajtje dhe mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.


Shtuar më 29.09.2026 09:30

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet