Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dyfishohen kostot e naftës, SHBA dhe Irani pritet të ulen në tavolinë, Trump mund të dakordësohet për marrëveshje

Shkruar nga Newsbomb
Dyfishohen kostot e naftës, SHBA dhe Irani pritet të ulen në
Ilustrim

Menjëherë pas deklaratës së bujshme të presidentit amerikan se nuk do dakordësohej për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, çmimet e naftës raportohet se janë rritur për të dytën herë radhazi të martën.

Kontratat e naftës Brent janë rritur me 1.71 dollarë, ose 1.6%, në 106.99 dollarë për fuçi në orën 06:26 të mëngjesit të sotëm. Një ditë më parë, ashtu siç kemi raportuar dhe ne herët në mëngjes, nafta u tregtua me afro gati 1 dollar për fuçi më lart.

"Po shfaqet një pamje më e qartë e vëllimeve më të larta të eksportit të naftës që dalin nga Gjiri, por pjesa më e madhe e kësaj rritjeje mbështetet ende në zgjidhje alternative, të tilla si transferimet nga anija në anije. Këto metoda janë më pak efikase dhe më të kushtueshme se operacionet normale, prandaj çmimet e naftës së papërpunuar mbeten të larta", tha për mediat e huaja kryeanalisti i KCM Trade, Tim Waterer.

Ndonëse situata mes SHBA-Iran deri dje është shfaqur tensionuar, mediat e huaja kanë raportuar ditën e sotme zyrtarët amerikanë dhe iranianë folën veçmas me ndërmjetësuesit në një përpjekje të përtërirë për t'i dhënë fund luftës shtatëmujore.

Ndërsa bëhet me dije se pritet që diskutimet të përqendrohen në një version të ndryshuar të një propozimi që Irani paraqiti javën e kaluar në argjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese