web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja ku pritet të nisë sezoni i ri i "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi

29 Shtator 2026, 09:37, Aktualitet CNA

Ja ku pritet të nisë sezoni i ri i "Të Paekspozuarit"

Një nga emisionet më të ndjekura në media është “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi, i cili nuk ka nisur ashtu si kolegët e tij në "Klan TV", "Top Channel" apo televizionet e tjera.

Duke qenë se është një nga emisionet kryesore për formën e tij të veçantë të debatit, “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi ka tërhequr mjaft kuriozitet për vonesën e tij.

Ja ku pritet të nisë sezoni i ri i "Të Paekspozuarit"

Muaji shtator kaloi dhe është ndoshta nga të vetmet emisione kryesore të debatit politik dhe aktualitetit që ende nuk ka nisur.

CNA ka mësuar se emisioni “Të Paekspozuarit” do të fillojë së shpejti në Vizion Plus. Bëhet me dije se po kryhen punimet e fundit për përgatitjen e studios dhe shumë shpejt, pas disa ditësh, në Vizion Plus do të transmetohet edhe spoti që do të njoftojë datën përfundimtare të nisjes së emisionit në ekran.

Ylli Rakipin dhe emisionin e tij “Të Paekspozuarit” do ta shohim në Vizion Plus dhe me një format të ri, por edhe një podkast që ngelet ende surprizë. /CNA





Lajmet e fundit nga