web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maran "skicon" formacionin, si pritet të luajë Shqipëria ndaj San Marinos

29 Shtator 2026, 09:40, Sport CNA

Maran "skicon" formacionin, si pritet të luajë

Shqipëria është gati për duelin ndaj San Marinos në Ligën e Kombeve. Rolando Maran e ka pasur grupin pothuajse të plotë, me përjashtim të Klisman Cakes, i cili vijon të punojë për rikuperimin dhe nuk është në dispozicion për këtë sfidë.

Trajneri italian pritet të ndryshojë disa elementë të formacionit në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë. Vendimi lidhet edhe me kalendarin e ngjeshur, pasi pas përballjes me San Marinon, Shqipërinë e pret edhe transferta ndaj Finlandës.

Maran ka provuar në stërvitje skemën 3-4-3, duke ruajtur një strukturë me tre mbrojtës dhe katër lojtarë në mesfushë. Në portë është provuar Etrit Berisha, ndërsa treshja e mbrojtjes mund të përbëhet nga Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Samuele Sina.

Në këtë formacion, Stavro Pilo dhe Elseid Hysaj pritet ta nisin ndeshjen nga stoli. Në krahun e majtë të mesfushës është provuar Mario Mitaj, ndërsa në krahun e djathtë pritet të aktivizohet Uzuni. Në qendër të repartit të mesfushës, Maran ka vendosur Juljan Shehun dhe Kristjan Asllanin.

Ndryshime priten edhe në repartin ofensiv. Treshja e sulmit është provuar me Anis Mehmetin në krahun e majtë, Rei Manajn në qendër dhe Ernest Muçin në të djathtë.

Kjo skemë tregon edhe mënyrën se si Maran po planifikon menaxhimin e minutave të lojtarëve në këtë periudhë. Pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë, trajneri kërkon të ruajë një pjesë të formacionit, por njëkohësisht të bëjë rotacion për shkak të kalendarit dhe sfidës së radhës ndaj Finlandës.

Maran "skicon" formacionin, si pritet të luajë





Lajmet e fundit nga