Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë
28 Shtator...
Politike
Nga inovacioni te turizmi i qëndrueshëm/ Rama sot në Bruksel në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin
Samiti mbledh politikanë, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
29 Shtator 2026, 09:22Nga E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin, një forum që mbledh së bashku përfaqësues të politikës, industrisë turistike, investitorë dhe ekspertë të sektorit.
Samiti do të fokusohet te zhvillimet dhe tendencat e reja që po transformojnë industrinë e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve dhe përdorimi i teknologjisë, te investimet dhe zhvillimi i qëndrueshëm i destinacioneve turistike.
Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe investimet në sektor, zhvillimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i eksperiencës së turistëve. Samiti në Bruksel pritet të shërbejë gjithashtu si një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mbi të ardhmen e turizmit dhe sfidat me të cilat përballet industria në nivel ndërkombëtar./Dosja.al