
Berat- Një person është gjobitur nga policia me 60 mijë lekë të reja pasi shkeli rregullat e qarkullimit dhe rrezikoi qytetarët.
Sipas policisë, shoferi I.L qarkullonte me makinë mbi trotuar dhe videon e kishte publikuar në rrjetin social TikTok për t’u mburrur për veprimin e bërë.
Si rezultat, drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat ku u ndëshkua me gjobë të majme si dhe iu hoq leja e qarkullimit pasi makina nuk kishte as siguracion dhe as nuk kishte kaluar kolaudimin. Versus.al

