Një video e publikuar duke drejtuar makinën në trotuar në qytetin e Beratit i ka kushtuar shtetasit I. L., një gjobë 60.000 lekëshe si dhe heqjen e lejes së qarkullimit.
Menjëherë pasi shtetasi në fjalë shpërndau gjerësisht në rrjet video të momentit duke drejtuar makinën në trotuar të qytetit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kanë kryer menjëherë veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Menjëherë pas hetimeve të bëra, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, dhe u ndëshkua me një gjobë 60.000 lekë si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.
Njoftimi i Policisë:
Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.
Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.
