LIVE UPDATES
Bota

Në ditët e fundit të afatit, ish-marinsi amerikan kërkon vëllanë në një kamp refugjatësh afganë në Katar

Vëllai i tij, ish-marinsi amerikan Sean Jamshidi, së voni shkoi në Katar, ku Masood po mbahet në një kamp së bashku me afër 1.100 afganë të tjerë. Për çudi të Seanit, atij iu ndalua qasja dhe ai kaloi disa ditë duke tentuar me dëshpërim që të gjente dikë që ta linte të hynte.

29 Shtator 2026, 09:50 Nga E. D

Në ditët e fundit të afatit, ish-marinsi amerikan kërkon

KATAR- Mohammad Masood Jamshidi ishte pjesëtar i sigurimit në Konsullatën amerikane në Herat kur ajo u sulmua me bomba nga talibanët. Ai shpresonte të merrte azil në Shtetet e Bashkuara, por tani frikësohet se do të dëbohet në Republikën Demokratike të Kongos.

Vëllai i tij, ish-marinsi amerikan Sean Jamshidi, së voni shkoi në Katar, ku Masood po mbahet në një kamp së bashku me afër 1.100 afganë të tjerë. Për çudi të Seanit, atij iu ndalua qasja dhe ai kaloi disa ditë duke tentuar me dëshpërim që të gjente dikë që ta linte të hynte.

Kampi As-Sayliyah, një ish-bazë e ushtrisë amerikane, pritet të mbyllet më 30 shtator, ndërsa banorët e tij ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë më pas.

“Ata janë të traumatizuar nga kjo situatë dhe dua të vij t’i takoj dhe t’u sjell pak para”, tha Sean për Radion Evropa e Lirë më 23 shtator, duke iu referuar familjes së vëllait të tij.

“Nuk e dimë se ku mund të zhvendosen. Ata vazhdojnë të flasin për një shtet të tretë që nuk është Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Afrikë, si Republika Demokratike e Kongos… Kur erdha këtu, më thanë se më ishte refuzuar leja për të hyrë në kamp”, tha Sean.

Gjatë një udhëtimi të mëparshëm, në shkurt, atij i ishte dhënë leje për të hyrë në kamp.

Duke luftuar për lirinë

Shumë prej afganëve në kamp kanë punuar për forcat amerikane gjatë pranisë ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021. Pjesa tjetër janë kryesisht familjarë të tyre. Pasi u evakuuan nga vendi pas tërheqjes së forcave amerikane dhe ndërkombëtare në vitin 2021, ata prisnin të mirëpriteshin në SHBA.

Por, të gjitha kërkesat për imigracion lidhur me Afganistanin u pezulluan me një urdhër ekzekutiv presidencial në nëntor të vitit 2025, pasi një shtetas afgan qëlloi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare, njëri prej të cilëve vdiq një ditë pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit i tha REL-it se Shtetet e Bashkuara “e kanë mbajtur premtimin ndaj afganëve që rrezikuan jetën e tyre për të mbështetur Qeverinë amerikane gjatë përpjekjeve tona për t’i ndihmuar afganët të ndërtonin një vend më të mirë për veten”, duke shtuar se rreth 400.000 afganë janë zhvendosur në vende të reja që nga viti 2001.

“Departamenti i Shtetit vazhdon të punojë për një zgjidhje pozitive që u mundëson këtyre njerëzve që kanë mbetur të jenë të sigurt dhe të nisin një jetë të re jashtë Afganistanit, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë e popullit amerikan”, tha zyrtari.

Megjithatë, zyrtari i DASH-it tha se “ka kaluar koha për t’i dhënë fund këtij konflikti që zgjat prej dekadash dhe për të parë drejt së ardhmes”.

Sipas AfghanEvac, një organizatë bamirësie që ka ndihmuar afganët e zhvendosur në vende të reja, të cilët ndihmuan përpjekjet e SHBA-së në Afganistan, 292 banorëve të kampit u është refuzuar zyrtarisht hyrja në SHBA. Organizata shtoi se më shumë se 400 banorë të kampit janë fëmijë.

Sean ka lindur në Afganistan dhe shkoi në SHBA në moshën 4-vjeçare, në vitin 2000. Ai u regjistrua në Trupat e Marinës amerikane kur mbushi 18 vjeç.

“Pashë marinsat në Afganistan dhe thashë: ‘E dini çfarë? Dua të bëhem marins, të ngrihem për atë që është e drejtë dhe të luftoj për liritë, liritë që i kemi në Amerikë’”, tha ai.

Gjatë shërbimit 10-vjeçar, Sean shërbeu si komandant i sigurisë në Ambasadën amerikane në Republikën Demokratike të Kongos dhe gjithashtu u angazhua në kujdesin për afganët e evakuuar që mbërritën në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021.

Ai tha se vëllai i tij, Masood, 49 vjeç, punonte si oficer sigurie për një kontraktor privat në Konsullatën amerikane në Herat, në Afganistanin perëndimor, ku mbronte personelin qeveritar dhe diplomatik.

Një fotografi e vitit 2013 shfaq Masoodin me ambasadorin e atëhershëm amerikan, James Cunningham. Në fotografi shihet edhe vula e SHBA-së, e dëmtuar gjatë një sulmi me makinë-bombë ndaj Konsullatës, ku në shtator të atij viti u vranë tetë roje afgane.

“Frika dhe humbja do t’i kishin penguar shumicën e njerëzve të ktheheshin, por zoti Jamshidy tregoi guximin dhe përkushtimin e tij duke u kthyer disa javë më vonë”, shkroi mbikëqyrësi i tij në një letër, me të cilën në dhjetor të atij viti rekomandoi që atij t’i jepej viza për të hyrë në SHBA.

Masoodi ka dy vjet që ndodhet në kampin As-Sayliyah, së bashku me gruan, tre fëmijët, dhëndrin dhe nipin trevjeçar.

“Ai rrezikoi jetën e tij. Prandaj është padyshim e trishtueshme që po flasin për një shtet të tretë, kur një person si ai rrezikoi jetën për politikat tona, për vlerat tona kulturore, për lirinë tonë”, tha Sean.

“Mirë se vini në SHBA”

Çështja e fatit të njerëzve në kamp është ngritur edhe në seancat dëgjimore në Kongres.

Në qershor, senatori demokrat Chris Coons nga Delaueri tha se në mesin e tyre ishin “400 fëmijë dhe 150 familjarë të pjesëtarëve të forcave aktive amerikane që aktualisht shërbejnë”.

Duke iu përgjigjur, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, iu referua urdhrit ekzekutiv, por tha se Uashingtoni kishte biseduar me “disa vende” për t’u dhënë afganëve strehim. Ai tha se dëshironte që ata të gjenin “vendet e duhura ku të shkonin”.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit që foli për Radion Evropa e Lirë e cilësoi As-Sayliyah si “trashëgimi të përpjekjes së administratës [të ish-presidentit demokrat amerikan, Joe] Biden për të zhvendosur sa më shumë afganë në Amerikë, pa i verifikuar siç duhet”.

Nuk raportohet se kushtet fizike në kamp përbëjnë problem. Por, njerëzit atje i kanë thënë Radios Azadi se janë të zemëruar nga qëndrimi për kaq gjatë në një gjendje pasigurie dhe nga ngarkesa emocionale që shkakton pasiguria për të ardhmen, teksa afrohet afati i 30 shtatorit për mbylljen e kampit.

“Çdo njeri këtu në kamp është në ankth. Të gjithë po pyesim veten se çfarë do të ndodhë me ne dhe cili do të jetë fati ynë”, tha një prej banorëve të kampit, i cili nuk pranoi të identifikohej.

“Ne nuk mund t’u besojmë këtyre njerëzve. A do të na çojnë në Amerikë, apo do të na dërgojnë në një shtet tjetër, ndoshta diku në Afrikë?”, vazhdoi ai.

Ky person tha se familja e tij ishte ndarë nga kaosi i luftës dhe politikës ndërkombëtare që nga rimarrja e Kabulit nga talibanët në vitin 2021. Dy nga fëmijët e tij, tha ai, ndodhen në SHBA, një vajzë e ka në Iran, ndërsa dy fëmijë të tjerë në Afganistan.

“Ata na telefonojnë vazhdimisht dhe pyesin se çfarë po ndodh. Ata jetojnë të fshehur në një shtëpi në Kabul. Vetëm ky fakt është një burim i madh shqetësimi. Pastaj është edhe situata jonë këtu. Ne shitëm gjithçka që kishim, shtëpinë, gjërat tona dhe gjithçka tjetër… sepse besuam se do të shkonim në Amerikë”, tha ky burrë.

Një burrë që zgjodhi të identifikohej vetëm me emrin e tij të parë, Faraidoon, 42 vjeç, tha se autoritetet e kampit zhvillonin takime të rregullta me banorët, por “në çdo takim thonë se nuk ka asnjë informacion”.

Faraidooni ka rreth “dy vjet” që ndodhet në kamp, së bashku me gruan dhe tre fëmijët.

“Kur mbërritëm, madje kishte edhe një tabelë brenda kampit ku shkruhej: ‘Mirë se vini në SHBA. Tani thjesht na kanë izoluar dhe nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh”, tha ai.

“Dje patëm një takim me drejtuesin e kampit dhe zyrtarë të tjerë. Bëmë shumë pyetje, por asgjë nuk është e qartë. Na thanë se ende nuk kanë marrë ndonjë urdhër që thotë se kampi do të mbyllet në atë datë. Po ashtu, askush nuk na ka thënë asgjë për një shtet të tretë”, tha më 23 shtator një banor 65-vjeçar i kampit.

Rrëfime të tilla janë tipike për njerëzit në kampin As-Sayliyah.

Zyrtari i DASH-it i tha Radios Evropa e Lirë se autoritetet amerikane janë në “komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë me banorët për përpjekjet për sistemimin e tyre”, duke thënë se “vazhdojnë të punojnë për të identifikuar mundësi për zhvendosjen vullnetare të të gjithë banorëve të kampit As-Sayliyah”.

“Vendet e tjera nuk kanë asnjë detyrim ndaj këtyre njerëzve dhe ata nuk kanë lidhje me vende të tjera përveç Afganistanit, ku nuk është e sigurt që ata të shkojnë për shkak të marrëdhënies së tyre me Qeverinë e SHBA-së. Pra, këta njerëz janë vërtet mes dy alternativave të këqija”, i tha Radios Evropa e Lirë Shawn VanDiver, një ish-ushtar amerikan, i cili si drejtues i AfghanEvac po bën fushatë që afganët të dërgohen në SHBA.

Sean Jamshidi, ish-marinsi amerikan, tha se pasojat për familjen e tij kanë qenë të mëdha.

“E humbëm babanë tonë në Amerikë teksa vëllai im ishte në kamp… [Vëllai im] nuk mundi të ishte aty për varrimin”, tha ai duke shtuar se nëna e tyre ka pësuar dy sulme në tru gjatë dy vjetëve të fundit.

“Ka qenë shumë e vështirë për familjen tonë që nuk jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

“Shpresoj që të dërgohen diku ku janë të sigurt, jo thjesht të dërgohen në një shtet tjetër të tretë që ka problemet e veta. Dhe, unë do të vazhdoj të luftoj për këtë gjë”./REL

Sondazh

Poll

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi