Aktualitet

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq!

Një 57-vjeçar u arrestua në flagrancë në fshatin Drithas të Maliqit, i dyshuar se shiste lëndë narkotike kokainë në lokalin e marrë me qira.

Në kuadër të operacionit të koduar “Drithas”  u arrestua shtetasi S.B., 57 vjeç.

Gjatë kontrollit në lokal, policia gjeti një sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza, gati për shitje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një tjetër sasi e lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.