Aktualitet

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, ndëshkohet shoferi në Berat!

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e kalimtarëve i kanë kushtuar shtrenjtë një qytetari në Berat.

Policia e ndëshkoi me gjobë 60 mijë lekë dhe tërheqje të lejes së qarkullimit për shkak të mungesës së kontrollit teknik dhe siguracionit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.

Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.