Italia, Pio Esposito shijon suksesin: Doja të shënoja që t’i dedikoja golin gjyshes sime, me Sebastianon u argëtuam

29/09/2026 10:05

Pio Espositon shijon në maksimum golin e shënuar me fanellën e Italisë në ndeshjen ndaj Turqisë dhe ia dedikon atë gjyshes së tij që po kalon një moment të vështirë.

Pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi i Të Kaltërve tregoi edhe emocionin që ndjente për faktin se ishte në fushë bashkë me vëllain e tij.

‘Dua shumë t’ia dedikoj golin gjyshes sime që po kalon ditë aspak të lehta. Doja ta shënoja këtë gol për t’ia dedikuar-tha Pio Esposito

Më pas sulmuesi i Interit foli për vëllain e tij Sebastiano.

‘Më kujtoi herën time të pare dhe u pëpoqa që mos ta ngarkoja me presione të tjera. Shpresoj që ta ketë shënuar në maksimum dhe të jemi së bashku në fushë edhe herë të tjera-shtoi Pio Esposito.

Futbollisti më pas vuri në dukje edhe shpirtin e garës me të cilën skuadra italiane zhvilloi këtë përballje me Turqinë.

‘Kishim shumë dëshirë dhe entuziazëm, që është e nevojshme t’i kesh me këtë fanellë-tha Pio Esposito-në futboll jo gjithmonë gjërat shkojnë si duam ne, por është e nevojshme që të kesh gjithnjë një sjellje të tij. Sot u argëtuam dhe mendoj se kjo u pa’.

Top Channel