Kushtetuesja merr në shqyrtim ankimin e PD kundër zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Politikë

Publikuar: 29/09/2026

Kushtetuesja merr në shqyrtim ankimin e PD kundër zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese shqyrton në një seancë plenare me dokumente kërkesën e PD për të shpallur antikushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit Endrit Shabani.

PD, thotë se jo vetëm procedura parlamentare për zgjedhjen e Shabanit ka qenë antikushtetuese, por vetë Shabani ishte në papajtueshmëri me funksionin e Avokatit të Popullit.

Ankimi në Kushtetuese ishte bërë nga ana e deputetëve të PD, të cilët e kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit me 85 vota pro me 11 dhjetor.

Përplasja nisi kur PD tërhoqi firmat për të gjithë kandidatët, përfshirë Endri Shabanin dhe thanë se ai nuk gëzon më mbështetjen e tyre, por pavarësisht kësaj, socialistët e kaluan në seancë plenare duke votuar me shumicë votash Endri Shabanin si Avokat të Popullit.